Detaje të reja/ Dorian Duçka u takua me McGonigal ditën që u arrestua njeriu i Hunter Biden

Dalin të tjera detaje në dritë në lidhje me aferën McGonigal me qeverinë shqiptare.

Dhe bëhet fjalë për kompaninë kineze CEFC, për të cilën ka punuar këshilltari pa pagesë i Edi Ramës, Dorian Duçka

Organizata ‘Oversight Project’, pjesë e ‘Heritage Foundation’, jep të tjera të dhëna për skandalin ku implikohet familja Biden, Charles McGonigal dhe këshilltari i Edi Ramës.

Organizata thekson se Dorian Duçka është takuar disa herë me Patrick Ho, që është zyrtari i kompanisë kineze që ka paguar miliona dollarë për familjen e presidentit amerikan Joe Biden.

“Charles McGonigal u padit gjithashtu në Distriktin e Kolumbisë për mbajtjen e takimeve të pazbuluara me personin e lidhur me CEFC, Dorian Duçka.

CEFC ishte i njëjti konglomerat që punësoi Patrick Ho.

Sipas aktakuzës, takimi i parë i McGonigal me Duçkën ndodhi rreth 2 muaj para arrestimit të Ho.

Takimi i dytë me Duçkën ndodhi brenda 24 orëve nga arrestimi i Ho më 18 nëntor 2017.

Artikulli paraprakSapun Patriotik
Artikulli tjetër“Refuzoi të firmosë fletëthirrjen”- Shtyrja e gjyqit ndaj Sali Berishës, GJKKO tregon arsyet: Nuk u paraqit as në gjykatë! Ja kur do të zhvillohet seanca e radhës