Denoncimi i Eriselda Çelaj: Ndotja e rezervuarit në fshatin Patov të Fierit, nxjerr në sipërfaqe peshqit dhe rrezikon jetën e banorëve. Bashkia nuk merr asnjë masë

Kryetarja e degës së Demokratëve Euroatlantik në Fier, Eriselda Çelaj, shprehet se rezervuari në fshazin Petovë është mbushur me peshq të ngordhur dhe se aroma e rëndë që kutërbon aty rrezikon jetën e banorëve.

Në postimin e saj në Facebook, Çelaj shprehet se shkaqet e kësaj ndotjeje nuk dihen ende, ndërsa bashkia jo vetëm nuk jep asnjë shpjegim, por edhe peshqit e ngordhur i ka lënë në rezervuar duke lejuar kalbjen e tyre në këto temperatura të larta.

Denoncimi i Eriselda Çelaj:

Vijon indiferentizmi i Rilindjes!
Prej tre ditesh tonelata me peshq të ngordhur në rezervuarin e fshatit Petovë janë kthyer në shqetësim për aromën e rëndë që kutërbon dhe rrezikun që ju kanoset banorëve të zonës.

Tre dite që autoritetet nuk kanë identifikuar faktorët që kanë shkaktuar këtë situatë, madje I kanë lënë peshqit pa mbledhur duke lejuar kalbjen e tyre nën temperaturat e larta.
Ministria e Bujqësisë me Drejtorinë e Peshkimit dhe bashkia e Fierit po pasojnë përgjegjësinë, se cili institucion duhet të mbledhë peshqit e ngordhur.

Nuk është dhënë asnjë shpjegim.
Shkaqet mbeten mister ndërsa përgjegjësinë për menaxhimin e situatës nuk po e merr përsipër askush.

Praktikë tipike e Rilindasve, që pasi dështojnë ta fshehin një ngjarje, fshihen pas burokracive e kompetencave duke mos marrë përgjegjësitë për zgjidhjen e problemit.

I bëj thirrje Bashkisë Fier dhe Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier të veprojnë menjëherë, të zbulojnë shkakun dhe të merren masa për pastrimin e hapsirës së ndotur.

FB IMG 1719846747556

FB IMG 1719846745424

Artikulli paraprakDel në ankand letra e rrallë e Franz Kafkës! Në kohën kur e shkroi ishte në një lidhje dashurie me gazetaren çeke, Milena Jesenska
Artikulli tjetër“Mëtojmë të jemi alternativa ndaj një qeverie që Shqipërinë e ka shpopulluar”, Basha: Berisha po sillet si Faraoni që po kyç ushtrinë në piramidë. E patolerueshme idhujtaria