Debate në KQZ, Sefa i drejtohet PL së Metajt dhe Berishës: Ju jeni parti që u duhet hu për të qëndruar

– Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e djeshme nuk ka shkuar pa debate dhe retorika politike mes përfaqësuesve të partive në vend. Ditën e djeshme janë përplasur parfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa si dhe përfaqësuesi i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Altin Kaziaj.

Kaziaj: Vijnë ca njerëz dhe bëjnë teatër nuk arrijnë të plotësojnë as kandidatët për bashki, as anëtarët e qv-së. se kemi marrë informacion që në disa qv nuk janë plotësuar numrat.

Sefa: Ka parti që janë tradicionale, ka dhe parti domate që i duhet një hu për të qëndruar, më vjen mirë që e kanë gjetur hurin.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u kërkoi palëve të qëndrojnë larg debatit politik në insitucionin e KQZ-së.

“Shmangeni nga kjo sallë këtë retorikë, besoj keni mjaft ambiente të tjera për ta bërë këtë retorikë” tha Celibashi.

Në përfundim të shqyrtimit administrativ Celibashi urdhëroi ndalimin e ripostimit në faqet zyrtare të një institucioni publik, të aktiviteteve të cilat pasqyrohen në profilet personale të drejtuesit të një institucioni publik, për sa kohë këto profile i konsiderojnë profile të tyre personale.

Artikulli paraprakBejko: Veliaj, Këlliçi po zhvillojnë fushatën me paratë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar
Artikulli tjetërGazment Bardhi në Lushnjë: Jemi në këtë Parti prej 32 vitesh. Votoni PD!