Çollaku kundër bllokimit të punimeve në Kuvend: Po kthehet në alibi për mazhorancën. Do të tentojmë dialog brenda llojit dhe…

Çollaku ka folur pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend.

Ai u shpreh se format e zgjedhura nga opozita për bllokimin e jetës normale të Kuvendit po kthehen në bumerang, ndërsa shtoi se do tentohet dialogu brenda llojit për të vijuar me aksionet e radhës.

“Kjo e sotmja, seancë anormale, anormalitet që në mendimin ton ë dëmton në thelb opozitarizmin dhe debatin. Mazhoranca kaloi për 5-6 minuta 4 -5 ligje shumë të rëndësishme siç është edhe tema sensitive e diasporët. Nuk mund më të parashtrojmë alternativën tonë.
Në çdo mënyrë kjo po kthehet në komoditet për mazhorancën që të kalojë çdo ligj.
Duke bllokuar Parlamentin, e vetmja gjë që bëjmë është që bllokojmë veten dhe oponencën ndaj mazhorancën.
Ram nuk ka asnjë problem dhe siç ka kaluar çështje madhore si buxheti apo marrëveshja me Melonin, i kalon pa patur asnjë debat e oponencë. Pavarësisht qëllimit të mirë, kjo po shkon në një alibi për mazhorancën. Do vijojmë të tentojmë dialog brenda llojit. Mbështesim zërat racionalë”, tha ai.

Artikulli paraprakBerishistët zhurmojnë, PS voton 13 ligje në 12 minuta Kuvend! Tallja vazhdon
Artikulli tjetërIronizon Kulluri: Komplimente grupit të Foltores dhe të Bardhit për miratimin pa debat të ligjeve të qeverisë