“Censusi kambanë alarmi për Shqipërinë”, Orjola Pampuri: Projekti i shpopullimit të antishqiptarëve paska ecur me sukses

Deputetja, Orjola Pampuri, i ka cilësuar si kambanë alarmi të dhënat e fundit të Censusit. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se projekti i shpopullimit të antishqiptarëve paska ecur me sukses e rritme të shpejta.

Pampuri thotë se shqiptarët ikin se në vend që të presin zgjidhje nga ata që i votojnë, ata u kthejnë kurrizin dhe atë karrige e kanë vetëm si mjet pasurimi e përfitimi. Sipas saj, Shqipëria ku po jetojmë sot ka prekur fundin, amoraliteti, rrena, mashtrimi, hajnia, diletantizmi është veshur me kollare dhe është kthyer në normë

Postimi i plotë i Orjola Pampurit:

Të dhënat e fundit të INSTAT, këmbanë alarmi për Shqipërinë.
Projekti i shpopullimit i antishqiptarëve paska ecur me sukses e ritme të shpejta.
Sipas INSTAT Shqipëria është tkurrur në 2milion e 412 mijë rezidentë. Pra ajo çka kemi thërritur, bërtitur që po ikin të rinjtë, po ikin profesionistët, po ikin shqiptarët nga ky vend paska qënë më shumë se e vërtetë, por shumë e dhimbshme.
Në fakt ikin se nuk durojnë më mashtruesit kronikë që për një karrige janë në gjëndje të përlyejnë gjithçka si fytyra e tyre prej kameleoni, që ndryshon ngjyrë sipas erës së interesit.
Ikin shqiptarët, se në vend që të presin zgjidhje nga ata që i votojnë, ata u kthejnë kurrizin duke u kujdesur të shesin imazh luftaraku për tu kamufluar, por atë karrige e kanë vetëm si mjet pasurimi e përfitimi.
Ikin shqiptarët, se në vendin ku vlerat kthehen përmbys, nuk ka vend më për njeriun e ndershëm, në vendin ku bëhet pakt me banditin, me të inkriminuarin, duke u ulur nëpër skuta, vetëm për një karrige deputeti, nuk ka e nuk mund të ketë vend për njerëzit e ndershëm.
Ikin shqiptarët, sepse nuk ka drejtesi, në një vend ku mund të mashtrosh për të mbijetuar, mund të përdorësh njerëz mish për top, për të mbajtur poste politike, dhe askush nuk ndëshkohet, sigurisht që nuk mund të durojë më askush.
Në një vend ku mend të japin diletantë, të paaftë, me karrige e sukses të dhuruar që në fillesat e tyre, ku meritat i mbëshhtesin tek pjesëmarrja dhe jo tek aftësitë e formimi, ku aftësitë për pazare e afera të tjera janë kuti matës i aftsisë për të ecur përpara, nuk mund të qëndrojnë shqiptarët e aftë e të ndershëm.
Kjo Shqipëri ku po jetojmë sot ka prekur fundin, amoraliteti, rrena, mashtrimi, hajnia, diletantizmi është veshur me kollare dhe është kthyer në normë.
Mos bini pre më e britmave, filmave me metrazh të shkurtër me tematikë viktimizim, betejë, luftë, çjerrje, recitime, pas tyre fshihen interesa të vogla për të vegjlit e të mëdha për mjeshtrat e vjetër, apo për mjeshtrat e përdorshëm, të gjitha në kurriz të shqiptarëve.

Artikulli paraprakBasha për censusin: Eksporti më i madh i Edi Ramës janë shqiptarët. Duhet ndryshim rrënjësor, Shqipëria meriton më shumë
Artikulli tjetërBasha për akuzat e Berishës: Pasi i fali zgjedhjet Ramës, vazhdon të jetë aseit i vetëm kryeministrit më të korruptuar në Europë