Britania la në fuqi non gratën, Basha: Berisha të bëj një hap pas, shqiptarëve u duhet një alternativë e re

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, bëri të ditur se ka komunikime me përfaqësues të SHBA-së.

‘Kam patur për herë në mënyrë të pandërprerë kam komunikuar. Komunikimet diplomatike mbeten diplomatike ato flasin publikisht.’- tha Basha.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me akuzat e Berishës pas vendimit të gjykatës në Angli për të lënë në fuqi non gratën e Berishës, Basha tha se as SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen.

‘Është një stisje një herë këto spaleta mi jepte Rama tani mi jep Berisha, as SHBA dhe as MB nuk mund të influencohen. Në raste kur influencohen marrin masa siç ishte rasti i Mc Gonigal. Tani Berisha e kthen në një fakt të konfirmuar dhe vazhdon ta mbajë peng një pjesë të opozitës me ankthet e veta personale. Nuk është zgjidhja për të ndihmuar vendin është aset për të mbajt Edi Ramën, e vetmja rrugë që ka është të hedhë një hap pas. Duhet tu ofrohet shqiptarëve një alternativë e plotë dhe jo non grata, nuk ka forcë që të na ndalojë për alternativën tonë.’- tha Basha.

Artikulli paraprak“Vendimi për vulën skandaloz ”/ Basha: Tango Rama-Berisha, për të penguar alternativën. Ne jemi të përqëndruar te ofeta për shqiptarët
Artikulli tjetër“Bëj protestë më jep vulën”, Basha: E di gjithë Tirana, është sy shkelja ndaj Belinda Ballukut, që vazhdo me atë që ka caktuar Rama më 11 qershor