Berisha mori vulën e PD/ Ambasada e SHBA: Pozicioni ynë i pandryshuar, nuk bashkëpunojmë me persona non grata!

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Është ky reagimi i ambasadës së SHBA në Tiranë për News24 lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zyra e Shtypit e Ambasasës së SHBA në Tiranë, e pyetur nga News24 se a ka një koment pas vendimit, bën këtë koment:

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”.

Ambasada amerikane këshillon edhe faktorët politikë në vend që të shqyrtojnë me kujdes se si punojë me individë të sanksionuar nga Uashingtoni.

Artikulli paraprakParalajmërime të forta, për çfarë është e aftë inteligjenca artificiale?
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Lushnjë, fugoni me pasagjerë përplaset me autokombajnën