Berisha: Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD jo për fraksione

Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar në intervistën për “Syri” se qëllimi i lëvizjes së tij nuk është për të krijuar fraksione në PD dhe as për ta ndarë, por për ta bërë atë të jetë më e hapur dhe të prodhojë një debat ku respektohen institucionet e partisë.

Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra.

Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërFoto/ Kancelarja Merkel mbërrin në Rinas