Berisha jep shifrën e frikshme, 43 viktima nga virusi në vetëm tre ditë

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në “Opinion” shifrën e frikshme se vetëm brenda tre ditëve të fundit kanë humbur jetën 43 qytetarë të infektuar me COVID-19. “Në vetëm tre ditë kanë vdekur më shumë se në 5 muaj e parë të vitit të kaluar nga virusi”, tha Berisha.

Berisha tha në emisionin “Opinion” se shkollat janë “bombë biologjike”, ndërsa solli shembullin e disa vendeve në Europë që kanë mbajtur mbyllur shkollat.

“Faktori më kryesor i përhapjes së pandemisë kanë qenë shkollat. Gjermani nuk i ka hapur shkollat, i ka mbyllur. Greqia dje mbylli Athinën, i mbylli gjithë shkollat përveç klasës së parë e të dytë. Austria ndau 5 milionë teste për fëmijët. Këta shakaxhinj e zhytën vendin në katastrofën më të madhe prej 100 vitesh. Shkollat janë bomba biologjike kryesore, spitalet u bën e u bën.

Pse u ul sëmundshmëria kur u mbyllën shkollat dhe pse u rritën kur u hapën shkollat. Shkollat janë kryesore, sepse ato janë grumbullime pas asnjë kusht higjenik. gjermania i ka 10 herë kushte më të mira dhe i ka mbyllur edhe sot. Kjo dramë para nesh duke mos marrë asnjë masë tjetër vetëm duke përcaktuar një orar. Pse nuk e dëgjojnë qytetarët qeverinë. Sepse Rama për dori strategji terrori dhe çoi në dhjetëra vetëvrasje.-tha Berisha

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërNjë dëshmi horror për Lushnjen, çfarë po ndodh me qytetin në duart e “Hakmarrjes për Drejtësi”, droga, tenderat, krimi…