Basha uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Urimi i Lulzim Bashës:

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!
Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha.

Artikulli paraprak“Qirijtë e Lungomares”, reagon deputeti Leskaj: Bizneset e Lungomares mund të ndezin shkëndijën e një proteste mbarëpopullore
Artikulli tjetërFaqja e pare