Basha takon drejtuesin e KAS: Mirënjohës për bashkëpunimin me partinë simotër CDU dhe ekspertizën e dhënë për programin e demokratëve euroatlantikë

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka takuar ditën e sotme drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer dr. Thomas Kunze. Basha i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fondacionit dhe vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë tonë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai më tej shkruan se partneriteti me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi për të përmbushur detyrimet për integrimin europian.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të prisja sot Dr. Thomas Kunze, Drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer.
I shpreha Dr. Kunze mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS. Demokratët Euro-Atlantikë kanë vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë tonë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit tonë për zgjedhjet e ardhshme, si një garanci e mëtejshme e përgatitjes dhe vendosmërisë së ekipit tonë për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen.

Partneriteti ynë me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi që ka në zemër të tij lartësimin e kapaciteteve të vendit tonë për të përmbushur detyrimet për integrimin europian.
Ne jemi falenderues për gjithçka që Fondacioni “Konrad Adenauer” ka bërë për Shqipërinë dhe PD. Me ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë euroatlantikë ne do të vijojmë pareshtur përpjekjet tona për t’i dhënë vendit dhe shqiptarëve ndryshimin që meritojnë.

Artikulli paraprakVetëmbytet në liqenin e Belshit një 47-vjeçar
Artikulli tjetërVideo-Lajm/ Skandali te Onkologjiku, Rama pritet me protesta në QSUT, policia arreston 4 protestuesit