Basha takim me ambasadorin gjerman, Karl Bergner

Ambasadori gjerman Karl Bergner takoi sot z. Lulzim Basha në kuadër të bisedimeve të tij me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës.

Në fokus ishte shkëmbimi për zhvillimet e brendshme politike, vijimi i kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë.

Artikulli paraprakQershori “i flaktë”/ Rreth 120 pacientë në ditë, mjekët: Kujdes nga goditjet e të nxehtit!
Artikulli tjetërSi e mban ndezur Rama qiririn politik të Berishës!