Banka Botërore: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime

Një përpjekje për decentralizim në vitin 2014 “Reforma Teritoriale”, transferoi përgjegjësinë për shërbimet e publikut nga qeveria qendrore tek autoritetet vendore. Nisme ishte pozitive por zbatimi ka qenë sfidues. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 Shqipëria kishte një fond prej 478 mijë ha. kullota, ndërsa në 2023 vetëm 29 mijë ha, çka dëshmon masakrën njerëzore dhe atë nga zjarret në pyje dhe kullotave. Reagon VOA: Emigrimi masiv ka dëmtuar rëndë sektorin e blegtorisë në Shqipëri

Analiza e detajuar e Bankës Botërore vuri në dukje se shumë autoritete lokale nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të siguruar këto shërbime në mënyrë të vazhdueshme, duke rezultuar në ofrim të pamjaftueshëm dhe cilësi të ulët.

Banka Botërore rekomandoi një koordinim efektiv ndërmjet ministrive dhe ndërmjet qeverisjes qendrore dhe vendore dhe duke e vendosur si objektiv të politikave të saj në marrëveshjen aktuale.

Efikasiteti dhe efektiviteti i autoriteteve vendore është i kufizuar, me pasoja negative tek ofrimi i shërbimeve publike. Një përpjekje për decentralizim në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për sigurimin e shërbimeve te publiku nga qeveria qendrore tek autoritetet vendore.

Ndërsa fryma e kësaj nisme ishte pozitive, zbatimi ka qenë sfidues, duke rezultuar në shërbime publike të mangëta në zonat kritike, duke përfshirë furnizimin me ujë, menaxhimin e mbetjeve, transportin publik, arsimin, kujdesin për fëmijët dhe reagimin ndaj fatkeqësive – analizoi Banka Botërore në marrëveshjen e re që nënshkroi me qeverinë shqiptare vitin e kaluar.

Banka vuri në dukje se shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paafta për të fituar kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për t’i ofruar këto shërbime në mënyrë të qëndrueshme. Për rrjedhojë shërbimet e ofruara janë të pamjaftueshme dhe me cilësi të ulët të shërbimit.

Nga ana tjetër, kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike.

Nisur nga kjo situatë, Banka Botërore në ciklin katërvjeçar të bashkëpunimit 2023-2027 do të adresojë shumë problematika në menaxhimin lokal.

Banka Botërore rekomandoi një koordinim efektiv ndërmjet ministrive dhe ndërmjet qeverisjes qendrore dhe vendore dhe duke e vendosur si objektiv të politikave të saj në marrëveshjen aktuale. Koordinimi ndërmjet ministrive dhe agjencitë ishte sfiduese, veçanërisht në angazhimet transformuese ndërsektoriale. Shumë prej projekteve të planifikuara kanë mbetur në udhëkryq pasi ka përplasje të kompetencave ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Përpjekjet për decentralizim në vitin 2014 transferuan përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike (furnizimin me ujë, kanalizimet, menaxhimin e mbeturinave, arsimin, kujdesin për fëmijët në arsimin parashkollor dhe reagimin ndaj fatkeqësive) nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.

Analiza e detajuar e Bankës Botërore vuri në dukje se shumë autoritete lokale nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të siguruar këto shërbime në mënyrë të vazhdueshme, duke rezultuar në ofrim të pamjaftueshëm dhe cilësi të ulët.

Mangësitë në koordinim, mungesa e standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar që mangësitë të vazhdojnë dhe të kenë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisor dhe ekonomik.

Qeverisja e dobët e bashkive e ka bërë sfidë zhvillimin e qëndrueshëm kryesisht në pesë drejtime referon Banka Botërore:

Së pari, ofrimi i shërbimeve publike ishte i mangët në zonat rurale dhe ndikoi në thellimin e mëtejshëm të pabarazive.

Së dyti, zonat urbane përfitojnë nga një mbulim më i mirë me shërbime publike, por cilësia e shërbimeve është dhe shpesh ka krijuar probleme sociale dhe mjedisore.

Së treti, nivelet e larta të ndotjes, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët po gërryejnë cilësinë e jetës.

Së katërti, mangësitë në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza minojnë konkurrencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në sektorët e bujqësisë dhe turizmit.

Së pesti, mungesa e shërbimit të kujdesit për fëmijët minon aftësinë e grave që të marrin pjesë në aktivitete ekonomike./Monitor

VOA: Emigrimi masiv ka dëmtuar rëndë sektorin e blegtorisë në Shqipëri

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 Shqipëria kishte një fond prej 478 mijë hektarë kullota, ndërsa tre vite më pas, kjo sipërfaqe u zvogëlua me 29 mijë hektarë, çka dëshmon për ndikimin e thellë dhe të shpejtë të zjarreve në pyje dhe kullotave si dhe veprimtarisë njerëzore në dëm të mjedisit natyror.

Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë për ulje të ndjeshme të numrit të bagëtive, kryesisht gjatë tre viteve të fundit. Kështu, numri i gjedhëve u pakësua me 65 mijë krerë, delet me 186 mijë, ndërsa numri i dhive u pakësua me 50 mijë krerë.

Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, i tha Zërit të Amerikës se emigracioni ka patur një ndikim të thellë në sektorin e blegtorisë.

“Jo vetëm të dhënat statistikore, por të gjithë ne që punojmë në zonat rurale dhe që kemi kontakte me këto zona dhe barinjtë, e shikojmë këtë ndryshim. Është një ndryshim i madh, veçanërisht vitet e fundit duke filluar nga pandemia. Si duket, njerëzit kanë menduar seriozisht për të bërë një ndryshim në jetën e tyre dhe fakti që këto popullata në zonat e vështira për të jetuar nuk janë mbështetur, është një nga arsyet kryesore që popullsia ka lëvizur dhe ky aktivitet, blegtoria, po braktiset”, -thotë ai.

Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, thotë se largimi i njerëzve, veçanërisht i të rinjve nga zonat malore, po ndikon drejtpërsëdrejti në rënien e sektorit të blegtorisë, por edhe pamundësinë e transmetimit të një kulture të veçantë, të ndërtuar ndër shekuj, siç është ajo e barinjve.

“Barinjtë janë ata që kanë krijuar një kulturë të tërë që lidhet jo vetëm me prodhimin bujqësor, por edhe me nënproduktet. Djathërat e ndryshëm; mishavina në veri, ose salca e shakullit në jug, janë krijuar nga barinjtë, nuk janë krijuar nga teknologët. Po ashtu mund të themi që instrumentat, veglat e punës, këmborët, fyelli ose gajdja janë instrumenta të krijuar nga këta njerëz. Dhe me këtë lidhet edhe folklori shumë i pasur”,- thotë ai.

Përveç emigracionit dhe largimit të një pjese të madhe të banorëve nga zonat malore, sipas profesor Arsen Proko, në sektorin e blegtorisë kanë shfaqur ndikimin e tyre edhe ndryshimet klimatike, pasi pjesa më e madhe e kullotave janë në zona shumë të ndjeshme nga këto ndryshime.

“Dihet që temperatura mesatare vjetore është rritur me 1.5 gradë çka do të thotë që pylli i ahut do të ngjitet 200 metër më lart. Kështu që kullotat alpine do të ngushtohen. Natyrisht që ka edhe plane menaxhimi të përshtatshme në kushtet e ndryshimeve klimatike. Por, përgjithësisht kullotat vuajnë nga keqpërdorimi më shumë. Ka shumë bimë të rralla të kërcënuara nga aktiviteti i njeriut”,- thotë profesor Arsen Proko.

Për profesor Prokon, zjarret thuajse të përvitshëm, sidomos në zonat malore ku gjendet pjesa më e madhe e kullotave, ndikojnë drejtpërsëdrejti me ecurinë e sektorit të blegtorisë.

“Edhe zjarret janë një nga fenomenet shumë negative, që influencojnë në degradimin e kullotave. Prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme me të cilën duhet marrë për të bërë restaurimin e vegjetacionit të kullotave”,- thotë ai.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 Shqipëria kishte një fond prej 478 mijë hektarë kullota, ndërsa tre vite më pas, kjo sipërfaqe u zvogëlua me 29 mijë hektarë, çka dëshmon për ndikimin e thellë dhe të shpejtë në sektorin e blegtorisë të ngrohjes globale, zjarreve në pyje dhe kullotave si dhe veprimtarisë njerëzore në dëm të mjedisit natyror.

Artikulli paraprakVula tek nongrata dardhë me bisht prapa!
Artikulli tjetërIsh-deputetja e PD sot me Berishën, paraqitet në SPAK