‘Asllani shumë i fortë’, Sylvinho: S’e këshilloj të largohet nga Interi

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka këshilluar Kristjan Asllanin që mos largohet nga Interi.

Në një intervistë për mediet në Itali, braziliani ka thënë se mesfushori është shumë i fortë dhe duhet t’i besohet më shumë.

“Nuk do ta këshilloja kurrë Asllanin që të largohej nga Inter për të kaluar në një tjetër skuadër ku do të kishte më shumë minuta.

Mua më intereson se si paraqitet ai në kombëtare dhe me ne ka treguar se është një lojtar shumë i fortë”, u shpreh Sylvinho për cronachedispogliatoio.it.

Artikulli paraprakIsh-deputeti Bogdani: Demokratët janë lodhur, Bardhi e Kuvendi janë cic mice!
Artikulli tjetër“Serbia nuk pajtohet”, Daçiç nga samiti i OSBE në Shkup: Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e kësaj organizate