Alibeaj: Qëndrimi ynë, mbështetja ndaj SPAK. Nuk do të amnistohet asnjë i korruptuar nga drejtësia

Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend, foli në lidhje me dosjen “5D”.

Ai ka sqaruar edhe arsyen përse nuk i është bashkuar protestave të organizuara para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Teatrin dhe opozita.

“Qëndrimi ynë dhe i çdo mendjeje që ka si qëllim dënimin te 5 drejtorëve, është mbështetja e SPAK. Ndaj kemi kërkuar amendamentet këtu. U bënë disa javë që statusi i SPAK dhe mbështetja njerëzore do të duhet të miratohet nga ky parlament. Kjo është mënyra e mirë që kemi zgjedhur. Ajo që them është se SPAK nuk po amniston ish-zëvendëskryeministrin, nuk po amniston drejtorët, apo Erion Veliajn. S’po amniston as Belinda Ballukun e s’do të amnistojë as Edi Ramën. Duhet të mbështesim SPAK në kërkesat e tij.”, tha ai.

Artikulli paraprakKoha për reflektim të thellë kombëtar!
Artikulli tjetërProjektligji për kalimin e pronës shtetërore tek privati, Alibeaj nga Kuvendi: E kanë paraqitur vjedhurazi, prova më e fortë e korrupsionit që ka përfshirë qeverinë