Alibeaj nga Shkodra: PD do të jetë alternativa e djathtë qeverisëse. Ne jemi e ardhmja që po lind!

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaron se PD është në rrugën pa kthim për të qenë parti e vlerave perëndimore si alternativë e djathtë.

Alibeaj ka publikuar foto nga takimi elektoral në Shkodër, teksa thekson se zgjedhjet e 14 majit janë guri i themelit i kësaj rruge pa kthim.

“Me demokratët e Shkodrës për të vazhduar në rrugën tonë të drejtë. Atë të një Partie Demokratike perëndimore, të vlerave të lirisë dhe demokracisë. Parti e cila padyshim do të jetë nesër alternativa e djathtë qeverisëse. Një e djathtë moderne dhe e çliruar nga e mëkatet e së shkuarës. Zgjedhjet e 14 majit janë guri i themelit i kësaj rruge pa kthim”, shkruan Alibeaj.

Artikulli paraprakPD: Dënojmë gjuhën degraduese dhe fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës
Artikulli tjetërDemokratët mund të shpëtojnë Shqipërinë nga korrupsioni