Alibeaj dhe e vërteta që Berisha nuk po pranon!

Nga Ermal Peçi

Në historinë e demokracisë hibride të Shqipërisë dhe të Partisë Demokratike, shumë pak veta kanë guxuar të kundërshtojnë liderat e tyre politikë madje edhe në momentet kur ata kanë qenë kryeministra.
Alibeaj është një prej atyre njerëzve, të cilët prejardhjen e ka nga një familje e përndjekur, e cila ka vuajtur në sistemin e komunizmit. Në atë sistem, i cili pasi u përmbys filloi të jetonte me demokracinë hibride, ku ish-sigurimsa për arsye të rrjetit të tyre të kontakteve emëroheshin në sistemin e drejtësisë. Kjo luftë që u bë si fillim kur Alibeaj ishte ministër i Drejtësisë shënjoi rrugëtimin e tij politik. Alibeaj pati guximin në atë kohë për të votuar kundër dy emrave, të cilët u propozuan nga Berisha dhe kjo i kushtoi atij sharkimin si ministër, por edhe “internim në listën për deputet të Fierit”. Por ajo që do tregonte fibrën politike ishte mbajtja në këmbë e Partisë Demokratike përballë furisë së sulmeve politike-mediatike të Sali Berishës dhe grupit të oligarkëve, të cilët përdorën çdo mjet për ta dërguar vulën tek ish-lideri historik.
Enkelejd Alibeaj ditën e sotme përfaqësoi më së miri Partinë Demokratike dhe qytetarët e Shqipërisë.

Ndërkohë Berisha ofendonte prokurorët e SPAK-ut,me një gjuhë aspak etike duke i quajtur laro të Ramës, Alibeaj ishte i vetmi deputet i opozitës që artikulonte për ligjin dhe për “precedentin Tahiri”. Alibeaj ndër të tjera tha:
“Këto konsiderata nuk janë individuale dhe as partiatike. U bënë 30 vite që qeverisja në këtë vend nëse ka pasur një defekt, ka qenë pikërisht abuzimi dhe mbrojtja nga imuniteti ka krijuar papërgjegjshmërinë… Është koha që ky parlament ta vendosë si gur edhe për të ardhmen. Qëndrimi jonë është, PO. Sa herë ka një kërkesë të tillë, përgjigja të jetë po, hapja e rrugës së drejtësisë.

Ne mund të jemi deputetë me eksperienca të ndryshme, nuk duhet të harrojmë që shqiptarët duan një politikë, e cila të mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK-un. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos të lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi im personal si përfaqësues i PD-së për këkesën e SPAK është: I rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë”, u shpreh Alibeaj në mbledhjen e Këshillit të Mandateve”.

Ky është akti politik sot i Partisë Demokratike, një akt i cili u përfaqësua nga Aliabeaj për t’ju dhënë një mesazh qytetarëve dhe për të hapur precedentin që kushdo që ka abuzuar me ligjin të përballet me drejtësinë, precedent që rrezikon edhe Edi Ramën. Kjo është politika që sot kërkojnë qytetarët dhe jo luftën imagjinare me regjimin.
Në të gjithë këtë të vërtetë që sot Partia Demokratike foli me akte dhe jo me fjalë, ishte dhe protesta e Berishës që më shumë ishte një protestë për të kërcënuar SPAK-un dhe për të pasur një arsye për të mobilizuar militantët për protestën e datës 27 dhjetor ku do të vendoset në Gjykatën e Lartë, fati i vulës së Partisë Demokratike. Ata që sot e braktisën me të drejtë Sali Berishën ai kërkon t’i thërrasë për një luftë, të cilën e ka të humbur prej kohësh. Një luftë që vetëm Berisha nuk do ta pranojë që e ka humbur, por aksioni i tij poltik po e tregon me braktisjen që po i bëjnë njerëzit. Berisha nuk po pranon dot të vërtetën që të gjithë e dinë, që Partia Demokratike ka të ardhme pa atë dhe sot ai nuk është më një faktor negocimi./dritare.net

Artikulli paraprakInstituti në SHBA ngre alarmin: Putin po përgatitet për luftë “të gjerë” me NATO-n
Artikulli tjetërMesazhi në fjalimin e Berishës, në protestë! Flet avokati Marsid Gupi!