Akuzat ndaj Monika Kryemadhit, gazetarja Klodiana Lala: SPAK ka sekuestruar provën e rëndësishme në shtëpinë e nënës së deputetes

Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, ka folur mes të tjerash edhe për ecurinë e hetimeve ndaj ish Presidentit të vendit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Gazetarja e kronikës u shpreh se ndaj çiftit Meta-Kryemdhi po hetohet në disa drejtime, pasi ka dosje të hapur në lidhje me aferën CCEZ DIA, lobimin në SHBA si dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi.

“Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e BKH  dhe prokurorët e çështjes. Ato konsiderohen si një provë shumë e rëndësishme për hetuesit, është duke shkuar në institucione të ndryshme, po pyeten dëshmitarë të ndryshëm për të pasur prova që do t’i shërbejnë kësaj çështjeje.

Duhet të kemi parasysh që janë disa dosje në një, për CCEZ DIA, një dosje për lobimin në SHBA dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi. Të gjitha këto çështje janë mbledhur në një të vetme dhe po hetohet në disa drejtime. Disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Kryemadhit jo vetëm që u është bërë kontroll në banesat e tyre, por po u merren dhe celularët”, tha Klodiana Lala për Top News.

Artikulli paraprakInstituti i Krimeve të Komunizmit, promovohet kolana studimore! Te Muzeu performanca ‘Musine, njësoj si ne’! Në Shtëpinë e Evropës dokumentari ‘Ngjyra në errësirë’!
Artikulli tjetër“Janë bërë protesta edhe më të mëdha”, Shehi kundër ‘Rithemelimit’: Në vend që të flasim në parlament, flasim në oborr