Agalliu: PD ka përmbyllur programin elektoral për 2025! Në mars publikojmë emrat e kandidatëve për deputetë!

PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe në mars do publikojë listën e kandidatëve për deputetë. Këtë e konfirmoi Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu në “Studio Live” në Report Tv në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

“Në mars do nxjerrim dhe listën e plotë të kandidatëve për deputetë në 2025. Do jemi në gjendje tu shpalosim të gjithë shqiptarëve programin tonë për të bërë dëgjesa dhe për të marrë mendime. Nag ana tjetër të mos harrojmë se deputet që janë te Pd zyrtare në mënyrë të përditshme dorëzojnë amendamente. Unë sot kamë dorëzuar një amendament për faturat ndaj bizneseve. Publikimi i emrave të kandidatëve do jetë në fund ose në mes të marsit. Kemi marrë përsipër që të paraqesim të gjithë ekipin tonë”.

Agalliu deklaroi se PD ka përmbyllur edhe programin elektoral për 2025.

Artikulli paraprakPoli Hoxha: Grupi Bardhi-Berisha me vrap në fund të tunelit pa dritë, i bien murit me kokë! Po bëhen tragji-komik
Artikulli tjetërPakti për emigrantët “kalon” në Kushtetuese, Baçi: Marrëveshje politike sipas zakonit të Ramës, e ktheu veten në objekt ndërkombëtar