A e votojnë të përndjekurit Ilir Metën?

Me 14 maj 2023 në shumicën e bashkive të Shqipërisë, shqiptarët do të shkojnë të votojnë ose Partinë Socialiste ose koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pasi Partia Demokratike për shkak të rrethanave kandidon vetëm në pak bashki.

Vota për PS, kuoton Edi Ramën, trashgimtarin politik e juridk, ideologjik dhe ekonomik të Byrosë Politike. E keqja shkatërrimtare e Shqipërisë prej 80 vjetësh. A do ta votojnë të përndjekurit Edi Ramën? Nuk ka kuptim ta votojnë. Edi Rama nuk duhet votuar, jo vetëm për shkak të të shkuarës së PS por edhe për shkak të së tashmes së Edi Ramës.

Po Ilir Meta? Ai ëshët deputet i Partisë Socialiste, kryetar i FRESH-it, zv.kryeministër, kryeministër dhe ministër i Partisë Socialiste. Eshtë njeri i cili si kryeministër në vitin 2001, pati shpallur shembull për tu ndjekur, Mehmet Shehun, kriminelin-kryeministër i cili pati vrarë 60 ballistë brenda një dite.

Ilir Meta kur themeloi LSI e themeloi si e majtë radikale, më radikale se Partia Socialiste. E themeloi me Spartak Brahon, Pëllumb Xhufin, Sabit Brokajn, Fatos Klosin, me këta persona anti-demokratë, anti-të djathtë, pro komunizmit të egër. Nga kjo bërthamë ideologjike e politike rrjedh Ilir Meta. Sot ai është futur në një skenar tjetër, duke parë përçarjen brenda të djathtës, Meta synon të marrë votën demokrate për të forcuar veten e tij në pazarin politik.

Me votën e djathtë në koshin e tij, Ilir Meta do të shkojë për të bërë pazarin e radhës për interesa të tarafit të tij.

A do të lejojnë të djathtët që Ilir Meta t’i shesë e t’i blejë në pazar? Çfarë i lidh të Djathtët me Ilir Metën? Asgjë prej gjëje. Meqenëse Sali Berisha i shtyn demokratët të çojnë votën për Këshillin Bashkiak tek numri 1, ata duhet ta dinë se po forcojnë Ilir Metën, po kuotojnë Ilir Metën dhe po i japin mundësi atij të shkojë e të bëjë pazar me votën e tyre.

Të përndjekurit duhet të votojnë dhe të kuotojnë Partinë Demokratike.

Artikulli paraprakHarry Kane braktis Tottenham, “bomberi” anglez mund të bëhet “djall”
Artikulli tjetërPse Rama i ka caktuar Berishën dhe Metën tek reklama e tij?