A do paguash Beketin? I bezdisur nga pyetja, ja si i përgjigjet Rama gazetarit italian

Në Tiranë mbahet këtë të enjte samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian për Planin e Ri të Rritjes.

Dhe siç është zakoni, kryeministri Rama po pret të ftuarit në tapetin e kuq.

Por teksa ishte në tapetin e kuq, një gazetar italian e ka pyetur Ramën për një çështje më konkrete.

“A do paguash për Françesko Beketin”, ka qenë pyetja e gazetarit për Ramën.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama, dukshëm i bezdisur nga fakti që po i prishej sfilata në tapet.

Kujtojmë se gjoba astronomike për Beketin, (110 milion euro), ka filluar të japë pasoja, për shkak se disa nga llogaritë e shtetit shqiptar në botë kanë nisur të bllokohen.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që Beketi ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”.

Pastaj gazetari e pyet çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë; ‘Edhe 5 vjet jam unë këtu’.

Artikulli paraprakPD, Mirela Karabina: Ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, akt i rëndë i kësaj qeverie. Bëhet për interesa të ngushta dhe klienteliste, në dëm të trashëgimisë kulturore, të interesit publik dhe të qytetarëve.
Artikulli tjetërReforma zgjedhore, Sefa: Duhet një formulë bashkëpunimi me të gjithë aktorët opozitarë