SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirulin dhe Arben Ahmetajn, për vjedhjen e fondeve të Pandemisë

SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish ministres së shëndetësisë, aktualisht ministre e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu.

Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ky procedim është regjistruar për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e Covid-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Referuar kallëzimit të bërë, tregohet se Manastirliu ka bërë tendera sekretë gjatë kohës që ishte ministre e shëndetësisë.

Spak po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje, për një çështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.
Artikulli paraprak“Tensioni i ulët djeg pajisjet shtëpiake”, Azmer Duleviç, denoncon burokracitë e OSHEE: Shpenzimet e kontratës me abonentët e rinj, u ngarkohen qytetarëve
Artikulli tjetërKë do “djegë” Durim Bami? Gazetari tregon detaje: Ja kush ka dalë në bisedat sekrete të tij