Matura 2024/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike.

Provimi i Gjuhës së Huaj, është i pari me të cilën maturantët u testuan, para 11 ditësh më 3 qershor në të gjithë gjimnazet e vendit. Rreth 28 mijë maturantë iu nënshtruan këtij testi.

Ditën e hënë, maturantët u testuan në Gjuhën Shqipe dhe më tej pritet të testohen në Matematikë dhe në lëndën me zgjedhje.

Artikulli paraprakVeliaj blen 10 herë më shtrenjtë biletën drejt Dortmundit, për të parë ndeshjen Shqipëri-Itali
Artikulli tjetërLidershipi është mbi të gjitha guxim dhe sfidë!