Basha i bashkohet çeljes së fushatës së Roland Bejkos për Tiranën

Ditën e sotme Partia Demokratike ka çelur fushatën për zgjedhjet e 14 majit ku të pranishëm në takimin e zhvilluar kanë marrë pjesë shumë deputetë.

Por pjesë e këtij takimi nuk i është bashkuar ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Por ky i fundit edhe pse jo i pranishëm ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për Tiranën Roland Bejkon për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Takimi hapës i fushatës zgjedhore për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, si dhe për listën e këshilltarëve të bashkisë”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakPE miraton liberalizmin e vizave për Kosovën, Basha: Padrejtësia që zgjati për vite të tëra mori fund
Artikulli tjetërPD, Bejko nis fushatën për 14 majin: Jemi e vetmja kandidaturë e djathtë