Keqmenaxhimi i pandemisë rrëzon Ramën

Alban DACI

Fillim i pandemisë në Shqipëri, ishte i ngjashëm me atë të Koresë së Veriut. Këto dy vende, covid-19, këtë armik të padukshëm, por vrasës një lloj si ai dukshmi, vendosën ta përballin me grykën e pushkës! Në Korenë e Veriut u vendos që lufta kundër covid-19 të bëhej duke ekzekutuar këdo që infektohej e ndërsa Shqipëria vendosi të nxjerrë blindat me mitraloz dhe mbushi rrugët me ushtarë, thua se Shqipëria ishte në gjendje lufte.
Në fillim pandemia u përdor për show dhe propagandë në Shqipëri. Me të ardhur vera në Shqipëri nuk u vendosën më masa të reja, baret u mbushen plotë e kjo histori vazhdoj deri në ditët e sotme. Vendet e tjera të Europës, vendosën lokdown të tjerë e kufizime të tjera që kanë vazhduar deri në ditët e sotme.

Italia akoma edhe sot, baret i ka të mbyllura pas orës 18 e po ashtu më parë u mbyllen edhe në fundjavë qendrat tregtare. Madje Italia u mbyllë edhe në festat e fundvitit. Ndërsa Shqipëria dukej e sillej sikur të mos kishte virus. Njerëzit nëpër bare dhe po ashtu maskat shumë pak përdoren ose fare. Dikush mund të thotë pse kjo sjellje e Qeverisë? E para, nuk ka para të paguaj askënd e asnjë biznes. Pagat e luftës mbaruan shpejt! E dyta, dëshira për pushtet dhe vota e ka bërë qeverinë të mos marr masa të ashpra edhe pse të dhënat janë në nivele të frikshme në krahasim me popullsinë dhe mundësinë e shtretërve në dispozicion nga sistemi spitalor.

Në fillim pandemia u përdor si mundësi për të promovuar e për të dalë në media disa herë në ditë, por me kalimin e kohës e kuptuan se kjo situatë po kthehej në bumerang.

E kam thënë edhe në librin e fundit që kam botuar “covid-19”, se lider me orientim autoritar do e përdorin pandeminë për të forcuar autoritetin e tyre, por në fund keqmenaxhimi do të jetë faktori i rënies së tyre. Një ndër viktimat e para të pandemisë ishte humbja e presidentit Trump, por mes tyre do të jetë padyshim edhe kryeministri Rama! Pandemia ashtu siç po vret jetë njerëzish do te vras edhe pushtetin e atyre që e kanë keqmenaxhuar. Do të bien lider e do të ngrihen të tjerë e mes atyre që do të bien do të jetë edhe Rama!

Artikulli paraprakKur okulton opinioni, fiton “Shën Kalkulatori”
Artikulli tjetërFaqja e pare