Milani kalon 2-1 Fiorentinën

Milani mori tri pikë në “San Siro” ndaj Fiorentinës falë dyshes Kuçka–Delulofeu, por sigurisht më shumë vlerë në këtë përballje pati finalizimi i talentit spanjoll, që sikurse në transfertë me Bolongën ishte vendimtar me klasin e tij, duke sigluar golin e 2-1, që ishte dhe rezultati përfundimtar i takimit.
Skuadra e Vinenzo Montellës e gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës me Kuçkan, që në minutën e 17-të devijoi saktësisht me kokë harkimin e Sosas. Reagimi i Fiorentinës ishte shumë i shpejtë, pasi vetëm katër minuta më vonë, Kaliniçi u asistua me shumë zgjuarsi nga Chiesa për golin e barazimit. Në minutën e 31-të, Deulofeu ktheu avantazhin në favor të Milanit me një goditje të zgjuar nga vija e 16 metrave, e cila ishte e pakapshme për Tatarusanu.
Roma ishte thjesht fantastike në sfidën e “Olimpicos” me Torinon, të cilën e mposhti thellë 4-1, duke rivendosur diferencën prej 7 pikësh me Juven kryesuese. Dy gola në çdo pjesë realizuan vredhekuqtë në këtë ndeshje, ndërsa skuadra e Mihajloviç mund të shkurtonte përkohësisht diferencën në pjesën e dytë. Edin Dzeko hapi serinë e golave për të besuarit e Spaletit në minutën e 10-të.
Mohamed Salah i çoi shifrat në 2-0 në të 17-ën pas një koordinimi perfekt brenda zonës. Në të 64-ën Paredes shkartoi të djathtën nga një distancë e largët, duke befasuar portierin Joe Hart për golin e 3-0. U duk sikur Torino rihap sfidën me Lopez në të 84-ën. Por sapo nisi koha shtesë, Naingolan vulsoi rezultatin përfundimtar në 4-1.
Napoli siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, këtë herë në tramsfertë me Chievon. Skuadra e Sarrit triumfoi 1-3 në Bentegodi, ne veronezët që mundën të reagonin vetëm në fundin e takimit, por pa e rrezikuar suksesin e napolitanëve. Lorenzo Insigne shënoi në minutën e 31-të golin e parë të takimit pas një topi të marrë nga Elseid Hysaj.
6 minuta më pas, Marek Hamshik realizoi të dytin për miqtë, pas ngulmimit të Allan. Në të 58-ën Zielinski i çoi shifrat në 3-0 me një goditje nga jashtë zonës, që u devijua aq sa për të mashtruar portierin. Goli i Meggorinit në të 72-ën vlejti vetëm për statistikë për veronezët.

Exit mobile version