“Nuk ka shëndetësi falas, por vdekje me pagesë”, Basha: Sa më e korruptuar qeverisja, aq më tallës bëhet Rama. Shqiptarët meritojnë një alternativë

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, në intervistën me gazetaren Mirela Milori në Euronews Albania, tha se kryeministri Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas skandalit të Onkologjikut. Por sa më e korruptuar qeverisja, aq më tallës bëhet kryeministri, shtoi Basha, teska theksoi se forca politike që ai drejton do t’i qëndorojë larg debtateve që nuk kanë interes për shqiptarët, por do të përqëndrohen të shpalosja e programit dhe alternativës.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Kjo që shpreha pak a shumë tani, është në fakt produkt, dhe në fakt më vjen mirë që është reflektim i le të themi i ndjesive dhe mendimeve të para në këto 2 javë, 3 javë të drejtuesve të strukturave. Por bashkë me to ka dhe një ndjeshmëri tjetër, ndjeshmëria që ky është një debat që realizohet në një grup shumë të ngusht njerëzish.

Shumica e shqiptarëve duan të dinë se çfarë do bëhet me koston e jetës, me çmimet e shportës, me shëndetësinë që është kthyer në mënyrën më makabre në qendër të vëmendjes. Shëndetësia falas, nuk është as shëndetësi dhe as falas, është vdekje me pagesë. Me arsimin dhe të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, luftën kundër korrupsionit që nuk ka pasur kurrë dhe ka qenë gjithonë bashkëudhëtar i çdo qeverie, por kurrë nuk ka pasur një përshkallëzim të tillë si me qeverisjen e Edi Ramës dhe kurrë nuk ka pasur një tallje të tillë. Sa më e korruptuar bëhet qeverisja, aq më tallës bëhet kryeministri. E patë sot, shkoi tek Onkologjiku dhe jepte leksione mjekëve. Papritur përgjegjësia është individuale, papritur nuk ka më përgjegjësi. Ka 12 vite që qeveris dhe ai s’ka asnjë përgjegjësi që aty shitej vdekja me çmime të larta, ku në fakt për gjysmën e një skandali të till, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Pra, lufta kundër korrupsionit, dhënia fund e shpopullimit të Shqipërisë përmes shpresës për fëmijët e shqiptarëve dhe natyrisht aspekte të tjera që kanë të bëjnë me krizën ekonomike që ndoshta nuk e ndjejnë një grusht njerëzish të pushtetuar dhe të pasuruar, por e ndjen pjesa më e madhe e popullësisë që po kështu jeton me pasigurinë për të nesërmen. Këto janë hallet e shqiptarëve, këtyre halleve dhe brengave të shqiptarëve por dhe shpresave për të dalë nga kjo gjendje, programi ynë politik i jep përgjigje shteruese. Dhe siç e kemi parë ngjarje pas ngjarje është gjithçka që këtë program ta shtynë jashtë vëmendjes së publikut, beteja është që ne mos të pranojmë asnjë çastë teatrin e vjetër politik të kryeministrit dhe ish kryeministrit, por shqiptarëve ditë për ditë deri deri ditën e zgjedhjeve t’iu flasim për hallet e tyre dhe programin tonë për t’i zgjidhur këto.

Exit mobile version