“Tullat e marijuanës”/ Si u fut në Ankona 10 ton drogë nga Durrësi

Plot 10 tonë drogë u bllokua nga policia italiane në Portin e Ankonës mëngjesin e të dielës. Mediat italiane shkruanin se, në port kishte zbritur një kamion nga Porti i Durrësit i ngarkuar me materiale plastike. Gjatë kohës që efektivët po kontrollonin letrat e kamionit, qentë e antidrogës zbuluan sasinë rekord të drogës të kapur ndonjëherë në këtë port.
Mediat italiane shkruanin duke iu referuar policisë, se lënda narkotike e ardhur nga Shqipëria është e cilësisë më të lartë, ndërsa në pranga ka përfunduar drejtuesi shqiptar i kamionit. “Tullat e marijuanës ishin paketuar mirë”, shkruanin mediat italiane. Policia bën të ditur se droga kishte si destinacion një qytet të veriut të Italisë, ku më pas do të ndahej dhe do të shitej. Mediat shkruanin se marijuana nuk do të ndalonte në Marche, por do të mbërrinte në veri të Italisë. Kjo sasi do të ndahej, sipas ekspertëve, në njëzet milionë doza. Hetimet në lidhje me këtë supertrafik janë duke vazhduar.
Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se kjo është një nga sasitë më të mëdha të kapur kohët e fundit. Mediat sqarojnë se kjo është një tjetër ngarkesë nga ajo e kapur pak ditë më parë, ku në një tjetër kamion shqiptar u gjetën 8 tonë marijuanë.

Policia italiane: Hetime për të arritur te dërguesit

Ndërkohë që të gjithë në port ishin të zënë me ardhjen e ministrit Delrio, më 18 shkurt, nuhatjes së qenve të Antidrogës së Guardia di Finanza të kryera me varkën Da Chio nuk i ka shpëtuar një nga ngarkesat e drogës më të mëdha të kapura deri më tani. Në total 8 tonë marijuanë e pastër, me një cilësi shumë të lartë, e fshehur poshtë një ngarkese me materiale pastike, e cila kishte si destinacion një qytet në veri të Italisë që vinte nga Shqipëria. Sasia shkon në 10 duke pasur parasysh edhe dy të sekuestruara mbrëmjen e mëparshme, në një kamion, i cili vinte nga ana tjetër e Adriatikut. Tullat e marijuanës ishin të paketuara shumë mirë dhe ishin mbyllur brenda një lloj pëlhure jute.
Ato ishin të mbuluara me shufra metalike për të mbajtur ngarkesën. Shoferi, një qytetar shqiptar, është arrestuar dhe është ende në burg në Montacuto. Operacioni, për të cilin nuk ishte ditur asgjë këto ditë, është fryt i bashkëpunimit të Guardia di Financës dhe Doganës. Droga është ende në një nga magazinat e portit dorian. Padyshim është një nga ngarkesat më të rëndësishme të bllokuara në Portin e Ankonës. Tonelatat e marijuanës janë zbuluar rastësisht gjatë kontrollit të dokumenteve. Ngarkesa e ngarkuar në makinë, ashtu si edhe ishte pretenduar, nuk i korrespondonte me atë që shkruhej në letra. Dogana dhe Guardia di Financa donin që të thellonin më tej kontrollet dhe futën për kontroll qentë e Antidrogës. Kur këta të fundit kur shkuan te mjeti i transportit, thuajse u “çmendën”. Brenda pak momenteve qentë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të drogës.
Tani janë në vazhdim hetimet për të arritur te dërguesit, të cilët kanë paketuar ngarkesën, por mbi të gjitha për të identifikuar marrësit. Është e qartë që marijuana nuk do të qëndronte në Marche, por do të arrinte veriun e Italisë. Kërkesa për të ashtuquajturat droga të lehta është gjithnjë edhe më shumë në rritje. Tregu është bërë më i larmishëm në krahasim me të kaluarën. Edhe klientela nuk është më ajo e njëherë e një kohe: hashashi dhe marijuana përfundojmë shpesh në duart e të miturve të moshës shkollore që kanë lehtësi ekstreme në gjetjen e drogës.
Dhjetë tonë janë shumë. Nënkuptojnë 10 milionë gramë. Duke pasur parasysh se për të bërë një cigare me marijuanë nevojitet pak a shumë gjysma e një grami marijuanë, vetëm me ngarkesën e kapur në Ankona mund të bëheshin rreth 20 milionë cigare me marijuanë. Dhe kjo është vetëm një nga ngarkesat e mëdha të sekuestruara në Itali. Nga Veriu në Jug, në të gjitha vendet kufitare forcat e rendit janë çdo ditë të angazhuara në luftën kundër trafikut të drogës, që mbetet tregu i paligjshëm më i madh: fitimi rezulton i pashtershëm.

Pse policia e Tahirit mohon trafikun e 10 tonë droge

Lajmi i sekuestrimit të 10 tonë droge nga Shqipëria në Portin e Ankonës në Itali u publikua nga rrjetet sociale ditën e dielë, por policia shqiptare e mohoi këtë lajm. Menjëherë pas lajmit të publikuar nga mediat italiane se droga vinte nga Shqipëria, ka reaguar Policia e Shtetit duke e mohuar. “Në lidhje me një lajm të publikuar në median online dhe konkretisht duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 tonë cannabis që vinte nga Shqipëria, si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit, ju sqarojmë se: Lajmi është tërësisht i pavërtetë. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet italiane ligjzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar. Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohë reale me autoritetet policore italiane, të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë. Policia e Shtetit mbetet terësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë”, shkruhej në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Mediat italiane kanë publikuar lajmin duke iu referuar Policisë së Shtetit fqinj, por Tahiri e ka mohuar këtë super trafik droge nga Porti i Durrësit për shkak se në këtë trafik dyshohet se janë të përfshirë vetën krerët e policisë së qytetit bregdetar.
Para një jave po në Ankona u sekuestrua nga policia italiane 8 tonë drogë e futur nga Porti i Durrësit. Mediat italiane shkruanin se, droga ishte nisur nga Porti i Durrësit me një kamion dhe ka kaluar drejt Italisë, pa asnjë problem për policinë shqiptare. “Një sekuestrim rekord në territorin venecian nga ana e Guardia di Finanaza-s. Në pranga ka përfunduar një 38-vjeçar nga Maqedonia, i cili ka zbritur bashkë me kamionin nga një traget nga Porti i Ankonës. Por udhëtimi i tij në një kamion me rimorkio duhet të ishte më i gjatë. Destinacioni përfundimtar i një qytetari maqedonas 38-vjeçar nuk dihet ende. Dihet ndërkohë, se është bllokuar nga agjentët e Guardia di Finanza në ngarjen e një makine në lindje të Venecias, ose gjithsesi në territorin e lagunës, ndërsa pak para se rimorkioja e mjetit, siç raportojnë edhe gazetat lokale, ishte lënë në zonat e afërta të shërbimit”, shkruanin mediat italiane.
Edhe në këtë rast policia e Tahirit u mundua ta mohojë lajmin, duke deklaruar se droga është futur nga Maqedonia. Burimet nga policia bënë të ditur se makina nga Maqedonia është ngarkuar me drogë në territorin shqiptar, por edhe nëse është futur nga Maqedonia, pse u lejua në doganën shqiptare të futet dhe aq më keq u lejua të futet në Itali nëpërmjet Portit të Durrësit pa asnjë problem për policinë shqiptare, siç shkruanin mediat italiane. Duket qartë se krerët e Policisë së Durrësit e lejojnë vetë trafikun e drogës drejt Italisë, sigurisht me bekimin e Tahirit, ndaj dhe ky i fundit mundohet të fshehë këtë supertrafik droge që është bërë nga Porti i Durrësit.

Durrësi, port i piratëve dhe trafikantëve

Për trafikun e 8 tonë droge nga Porti i Durrësit në Ankona reagoi edhe ish-Kryeministri Berisha. Në një status në Facebook Berisha shkruante se, Ediskobari dhe banditët e tij me uniformë përjashtojnë Durrësin nga Shqipëria. “E shpallin port të Maqedonisë ose port të piratëve apo trafikantëve! Për sekuestrimin nga policia italiane në Ankona të sasisë më të madhe në histori prej tetë tonësh të kanabisit të nisur nga Porti i Durrësit, Ediskobari deklaroi nëpërmjet zëdhënësit të tij se, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz dhe as në mjete në këtë çështje. Ky betim i policisë dëshmon përfundimisht se kemi të bëjmë me një trafik shtetëror të organizuar duke përdorur një trafikant të huaj me kamion të vetin, me qëllimin e vetëm që në rast se kapet sasia kolosale, Rama të betohej se Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz dhe as në mjete, por në ngarkesë dhe në përcjellje (shënim i imi), përndryshe duhet të themi se droga hyri nga fqinjët në Shqipëri dhe se Durrësi është port i Maqedonisë apo i piratëve, trafikantëve dhe jo i Shqipërisë.
Prisni tani kur të betohen për flotën e narkotrafikut, meqenëse pilotët dhe avionët nuk janë shqiptarë, se Shqipëria nuk është e përfshirë as me njerëz (pilot) dhe as me mjete (avion)”, shkruante Berisha.

Tjetër ngarkesë droge nga Shqipëria, sekuestrohen 500 kg në Bari

Mbi 500 kilogramë marijuanë, e cila transportohej me anë të një motoskafi të fuqishëm dhe që ishte gati për t’u shkarkuar në brigjet e Barit është kapur mëngjesin e djeshëm nga Guarda di Finanza. Droga, që sipas mediave fqinje, vinte nga Shqipëria, nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mbi 2 milionë eurove. Mediat italiane shkruajnë se, droga u zbulua dhe sekuestrua nga roja kufitare në ujërat e Cala Corvino, në Monopoli.
Sipas ‘Baritoday’, lënda narkotike është kapur në një gomone të fuqishme me dy motorë në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”, në afërsi të komunës së Monopolit në Bari. Trafikantët ishin gati për të transportuar drogën nga gomonia në dy furgona, por pasi kanë pikasur policinë janë larguar me shpejtësi, duke braktisur mjetet së bashku me marijuanën.
Me të kuptuar se ishin zbuluar nga autoritetet, trafikantët kanë arritur të largohen me anë të dy furgonave që do të përdoreshin për transportin e drogës. Në skafin e përdorur për transport u gjet edhe ngarkesa e drogës e braktisur nga korrierët. Policia italiane po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve.
Të dielën, policia italiane bllokoi 10 ton drogë në Ankona. Sipas mediave vendase, droga vinte nga Shqipëria dhe u sekuestrua në Portin e Ankonas. Sasia record e drogës ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kamioni me drogë ka kaluar nga Porti i Durrësit pa asnjë problem për policinë shqiptare.
Kamioni ishte i ngarkuar me materiale plastike, ndërsa pakot me 10 ton drogë ishin fshehur në brendësi të ngarkesës dhe të mbuluara me shufra metalike që mos dalloheshin. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit nga qentë antidrogë. Sipas mediave vendase, kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës të sekuestruara kohët e fundit, ndërsa dyshohet se kishte si destinacion Italinë e Veriut. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Para një jave po në Ankona u sekuestrua nga policia italiane 8 ton drogë e futur nga Porti i Durrësit. Mediat italiane shkruajnë se, droga ishte nisur nga Porti i Durrësit me një kamion dhe ka kaluar drejt Italisë, pa asnjë problem për policinë shqiptare.

Kapet 53 kg drogë në Greqi

Një sasi prej 53 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke dhe tre shqiptarë e një grek janë arrestuar. Mediat lokale greke raportojnë se, tre shtetas shqiptarë, 30, 31 dhe 36 vjeç kanë kaluar në këmbë kufirin e gjelbër me një çantë ku kishin futur lëndën narkotike të ndarë në 32 pako. Në anën tjetër të kufirit i priste një shtetas grek, 41-vjeçar, i cili kishte ardhur me një makinë për të marrë ngarkesën e drogës. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, duke arrestuar këta shtetas përpara se të kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

R.POLISI

Exit mobile version