I rrethuar nga të rinjtë korçarë, Basha uron Kombëtaren: Jemi krenarë për çdo hap të deritanishëm, më e mira është përpara

I rrethuar nga të rinjtë korçarë, Basha uron Kombëtaren: Jemi krenarë për çdo hap të deritanishëm, më e mira është përpara

Pak orë përpara ndeshjes të shumëpritur të Europianit, Shqipëri-Itali, Lulzim Basha ka uruar kombëtaren përmes një postimi në Facebook.

I rrethuar nga të rinjtë korçarë, me të cilët kaloi sot një ditë ndryshe dhe diskutoi me ta për programin e PD të prezantuar në 1 qershor ku në qendër të tij ka rininë, Basha ka shpërndarë një video me mesazhin për ekipin tonë kombëtar.

Në postimin e tij, Basha shkruan se sytë zemrat dhe shpresat e shqiptarëve janë sot te ekipi ynë kombëtar, dhe se e mira për kuqezinjtë është përpara.

Postimi i Bashës:

Sytë, zemrat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve janë sot te ekipin ynë kombëtar. Jemi krenarë për çdo hap të deritanishëm, më e mira është përpara.

Ju priftë e mbara, shqipe!

Exit mobile version