Rigels Seliman: Profecia e ambsadores Yuri Kim u vërtetua me dhenien e vules se PD, me Saliun në krye, demokratët do hanë më shumë ‘bar’

Kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman ka bërë një deklaratë të fortë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, e teksa i referohet vendimit të Gjykatës së Apelit, që i dha vulën e PD, Sali Berishës dhe reagimit të ambasadës së SHBA në Tiranë se nuk bashkëpunojnë me “non-grata”, gazetari i politikës Z. Seliman shprehet se profecia e ish-ambsadores amerikane, Yuri Kim u vërtetua me dhenien e vules se PD, me Saliun në krye, demokratët do hanë më shumë “bar”.

“Me apo pa vulë, “dera” e Amerikës për Berishën mbetet e mbyllur! Ambasada e SHBA në Tiranë e tha qartë se s’bashkëpunojmë me “non-garta”!
Siç duket, demokratët janë aq naivë, sa ende nuk po e kuptojnë, se deklaratën: ‘PD me Saliu Berishën do hajë bar’, ish-ambasadorja e Yuri Kim nuk e tha me mendjen e saj, por përcolli qëndrimin e DASH, i cili e ka bërë të qartë, se plakun ‘non grata’ nuk do ta njohë as sikur të bëhet përsëri president e kryeministër i Shqipërisë… Kaq për sot, kush është demokrata i vërtet dhe ka frymë euroatlantike, reflekton dhe nuk i shkon pas një personazhi ‘non-grata’ si Sali Berisha. Se harrova, në një thes me Berishën janë edhe kavajsi Gazi dhe rapsodi Gjekmarkaj, që s’kanë lidhje me PD”, shkruan kryredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman.

Exit mobile version