Eksperti i “BBC”-së, Kris Saton pret surprizën: Itali-Shqipëri mbyllet 1-1

Për Kris Saton, ish-sulmuesin e njohur anglez i cili është opionionisti i “BBC”-së, Shqipëria nuk duhet të cilësohet si e panjohur në “Euro 2024”, pasi ka treguar se çfarë di të bëjë. Ai ka insistuar se do të ketë një surprizë të kuqezinjve përballë Italisë.

“Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, ka ndaluar lojtarët e tij nga përdorimi i ‘play station’ gjatë Europianit, prandaj që tani është trajneri im preferuar i turneut. Ata na befasuan duke fituar Europianin e fundit, por do të ishte shumë mbresëlënëse nëse do të merrnin të dytin radhazi. Italia padyshim do të jetë e organizuar shumë mirë dhe ka disa lojtarë të talentuar me shumë influencë nga Interi, janë 5 lojtarë të kampionëve të Serisë A në skuadër.

Unë jam kritikuar shumë se kam thënë që Shqipëria është një nga ekipet surprizë, me sa duket shoh shumë si të tilla, por nuk duhet t’i marrësh lehtë ata. Shqipëria fitoi grupin kualifikues dhe luajnë një futboll thuajse direkt. Ata kanë zakonin që shënojnë gola spektakolarë dhe nuk do të kenë asgjë për të humbur përballë fituesve në fuqi, prandaj kjo nuk do të jetë një shëtitje për Italinë”, ishin fjalët e tij, duke parashikuar që ndeshja do të mbyllet me barazimin 1-1.

71

PANORAMASPO
Exit mobile version