Mirela Tabaku spjegon programin e PD për Shëndetësinë: Ne do t’i kthejmë dinjitetin personelit mjekësor, do të rritet rroga e mjekëve

Pandemia tregoi mungesen e kushteve me te cilat punojne mjeket dhe sa pak te vleresuar jane nga shteti. Plani juaj cfare ndryshimi do te sjelle ne fushen e mjekeseise?

Mirela Tabaku: Ne do t’i kthejme dinjitetin personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë. Do të rritet rroga e mjekëve në 1200 Euro dhe infermierëve në 700 Euro.

Pandemia tregoi dhe mungesen e personelit shendetesor.

Mirela Tabaku: Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, si dhe hapjes së një fakulteti të ri publik.

Do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali.

Faleminderit Mirela!

Mirela Tabaku: Jona,me 25 prill Shqiperia fiton.

 

Exit mobile version