Zëdhënësja e PD: Pas Dakos radhën e ka Veliaj, Rama është i njëjti që kishte idhull Roshin dhe…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas atij show të dhuruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku, Erjon Veliaj.

“Me 780 leje ndërtimi, më e pakta që mund të bënte Rama ishte të shkonte sot në bashki”, shkruan Zhupa, ndërsa paralajmëron se Veliaj do të pasojë Vangjush Dakon në listën e zezë, pasi po pastron paratë e krimit.

Reagimi i Ina Zhupës

Me 780 leje ndertimi me e pakta qe mund te bente Rama ishte te shkonte sot ne bashki!

Me vrasjen e nje te riu thjesht dhe vetem per ca para me shume, Edi Rama s’mund te bente me pak se ta bente hero Erjonin kryemashtruesin e Tiranes.

Ne fund te fundit eshte i njejti Rame qe kishte idhull kryebashkiakun Vangjush Dako, sot ne listen e zeze te USA, Elvis Roshin, nje i denuar per perdhunim e rreth 350 kriminele e trafikante qe i veshi me pushtet.

S’mund te jete me poshte ne listen e te preferuarve te Rames nje mashtrues i korruptuar si Erjon Veliaj, qe neser do te jete perkrah Dakos si njeriu qe po pastron parate e krimit te organizuar me ndertimet ne Tirane!

veliaj ram

Exit mobile version