“Skandali tek onkologjiku, fytyra e shëndetësisë”, Gazment Koduzi: Qeveria prej 11 vitesh jo vetëm nuk investoi për shërbimin shëndetësor, por ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve

Eksperti i shëndetësisë dhe anëtari i Kryesisë të demokratëve euroatlentik, Gazment Koduzi, ka reaguar në lidhje me skandalin tek onkologjiku dhe shprehet se është shembull i degradimit të sistemit shëndetësor.
Në një deklaratë për mediat, Koduzi tha se shëndetësia jonë është më e keqfinancuara në rajon me 2,9% të GDP, ndërsa një pjesë e mirë e saj shkon tek koncensionet korruptive në xhepat e klientëve të Ramës.
Kjo sipas ekspertit të shëndetësisë, është edhe arsyeja se pse onkologjiku nuk ka barna mjaftueshëm, dhe pacientët duhet të paguajnë nën dorë edhe për të marrë dozën e rradhës në spital apo për të tejkaluar rradhën.
Ai më tej thotë se kjo qeveri prej 11 vitesh jo vetëm nuk investoi për shërbimin shëndetësor ndaj qytetarit por përmes propagandës ka vënë në rrezik jetën e tyre.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË DEMOKATËVE EUROATLANTI, GAZMENT KODUZI

Korrupsioni në spitalin onkologjik ku janë të përfshirë të gjitha hallkat e institucionit që duhet të jetë “state of the art” për menaxhimin dhe ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve, tregon degradimin e sistemit shëndetësor.
Periudha e COVID-19 i hoqi lustrën shëndetësisë falas të Edi Ramës, ndërsa ky rast tregon degradimin moral, organizativ dhe institucional të shëndetësisë shqiptare.
Është e papranueshme që mjekët të cilët kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk shërojnë por “vrasin” pacientët duke mos u dhënë dozën e duhur të barit. Punonjësit e administratës që paguhen dhe kanë për detyrë mbikqyrjen e mbrëvajtjes së punëve, bëhen bashkëpunëtorë në korrupsion. Institucioni i QSUT tregoi 11 vite keqmenaxhim dhe mungesë të mekanizmave për të kontrolluar dhe procesin më minimal nëse pacienti e merr barin dhe dozën e duhur.
Por të gjitha këto, janë pasojë e demagogjive politike të Ramës për shëndetësi falas, ndërkohë që e ka bërë më të shtrenjtë jo vetëm jetën, por edhe vdekjen.
Kjo, sepse shëndetësia jonë është më e keqfinancuara në rajon me 2,9% të GDP, dhe një pjesë e mirë e saj prej 53 milion Euro në vit shkojnë për koncesione korruptive në xhëpat e klientëve të Ramës. Prandaj onkologjiku nuk ka barna mjaftueshëm, dhe pacientët duhet të paguajnë nën dorë edhe për të marrë dozën e radhës në spital apo për të tejkaluar radhën.
Mjekët dhe infermierët janë më të keqpaguarit, dhe në rastin më të mirë detyrohen të marrin rrugët e botës, ndërsa në më të keqin dhe të papranueshëm për bluzat e bardha, të abuzojnë me detyrën, misionin dhe jetën e pacientëve.
Korrupsioni nuk fillon nga mjeku. Projektuesit e kësaj situatë të rëndë korrupsioni në shëndetësi është Edi Rama dhe kukullat e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, nga Beqja deri te ministri radhës..
Miliona eruro të hedhura për tendera e koncensione korruptive nëse do ishin përdorur në shërbim të qytetarëve, sot do të kishim spitale më të mira, shërbime shëndetësore më të mira dhe mbështetje e ndihmë për barnat e rimbursueshme.
Zgjidhja e problemeve në sistemin shëndëtesor dhe ndalja e abuzimit kërkon zgjidhje urgjente.
Kjo qeveri prej 11 vitesh jo vetëm nuk investoi për shërbimin shëndetësor ndaj qytetarit por përmes propagandës ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Qytetarët meritojnë të trajtohen me dinjitet, mertiojnë një qeveri që të kujdeset për to dhe jo t’i trajtojë si kavie.
Qytetarët meritojnë më shumë,
Shqipëria meriton më shumë.

Exit mobile version