Ylli i Ajaxit, Abdelhak ‘Appie’ Nouri, është zgjuar nga koma pas më shumë se dy vitesh, kur pësoi lëndim të rëndë.
22-vjeçari holandez u rrëzua në fushë në korrik të vitit 2017 ku pasi pësoi një sulm të aritmisë kardiake.
Ai pësoi dëme të rënda dhe të përhershme në tru si rezultat i drejtpërdrejtë i incidentit.
Ueb faqja holandeze AD shkuan se Nuri tani është zgjuar dhe se ai “flet, ha, përkulet, por nuk mund të zgjohet”.
Vëllai i Abdelhakut, Abderrahim i tha AD-së se futbollisti po “po bën më mirë” dhe jeton në një shtëpi të ndërtuar posaçërisht për të.
Dyshja komunikojnë jo me fjalë e sinjale, por përmes ngritjes së vetullave.
Ky është një lajm i mirë për lojtarin, pasi familja më herët kishte thënë që sipas mjekëve ai nuk do të bëjë përparime.