Krimi bën ligjin! Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Tiranë taksisti në vendin e punës

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 71-vjeçarit Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

Ngjarja kriminale ndodhi pasiditen e sotme, në një zonë shumë të populluar, viktima është qëlluar nga një distancë 3-4 metra.

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur jashtë makinës së tij, çka ngre dyshime se diçka e ka bërë atë të dalë nga mjeti, një pritë, një telefonatë apo diçka tjetër.

Mësohet se 71-vjeçari punonte prej vitesh taksist pa licencë në fshatin e tij, Hametaq, disa kilometra larg krimit, dhe njihej nga të gjithë, por nuk rezulton të ketë pasur probleme.

Policia ka zbuluar identitetin e 71-vjeçarit që u qëllua për vdekje këtë pasdite nga një makinë në lëvizje në fshatin Hametaq pranë Rinasit, ku sipas saj është shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë. Viktima ishte duke udhëtuar me makinën me targa AA 321 EV.

Mësohet gjithashtu se viktima është vrarë nga persona që qarkullinin me një automjet, ndërsa trupi është gjetur pranë mjetit me të cilin udhëtonte i moshuari. Ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paiddentifikuar.

Viktima është babai i 3 djemve dy prej të cilëve jetojnë në Itali ndërsa tjetri punon taksist pranë Aeroportit të Rinasit. Mësohet se 71-vjeçari po qëndronte në vendin e zakonshëm pranë taksisë, kur një automjet në lëvizje qëlloi në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.

Trupi i të moshuarit duke që ka përfunduar i hedhur mbi një objekt pranë vendit ku ndodhej, i vendosur me kurriz. Sipas policisë Abdulla Budlla është qëlluar nga një distancë 3-4 metra
“Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

2 2

Exit mobile version