Vjen nga stoli dhe bëhet protagonist, Vedat Muriqi e mbyll sezonin në La Liga me gol

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e mbyll me gol sezonin në La Liga me Majorkën.

Dardani realizoi në suksesin 1-2 me përmbysje të ishullorëve në fushën e Getafes.

Ishte minuta e fundit kur 30-vjeçari realizoi me kokë, duke gjetur golin e shtatë sezonal në kampionat. (VIDEO)

Majorka realizoi një tjetër gol tri minuta më pas me anë të Mafeos. Skuadra e drejtuar nga meksikani Agirre, siguroi në javën e fundit qëndrimin në elitë.

Exit mobile version