Umtiti te Manchester

Rrezikohet e ardhmja e Samuel Umtiti te Barcelona. Negociatat për të rinovuar dhe përmirësuar kontratën e tij (deri në 2021 me 60 milionë klauzolë) nuk po shkojnë mirë dhe mbrojtësi francez mund të dëgjojë oferta të tjera në fund të sezonit të tanishëm. Që nga fillimi i bisedimeve mes klubit dhe lojtarit, francezi ka kërkuar një rritje të konsiderueshme rroge, çka për Barçën është e papranueshme. Umtiti dëshiron të jetë në “hapin e dytë” të pagave te katalanasit (krahas lojtarëve si Iniesta dhe Luis Suarez), gjë që nga klubi blaugrana konsideron e pajustifikueshme. Kësisoji, në zyrat e “Camp Nou” ka filluar të përhapet ndjenja se Umtiti është çdo ditë e më larg nga Barça… dhe më afër Manchester United, ekipit që i ka ofertuar më së shumti.
Jose Mourinho, trajneri i ekipit anglez, tashmë është interesuar për Umtiti, duke e ditur se klauzola e francezit e bën atë një nga operacionet më tërheqëse në merkato. Mourinho e ka telefonuar personalisht dhe i ka ofruar një kontratë, që do të jetë rreth 9 milionë euro neto në vit. Dhe kjo është pikërisht shifra që Umtiti pretendon të marrë, në mënyrë që të vazhdojë te Barcelona. Klubi blaugrana beson se, rrethanat nuk janë për ta përmbushur kërkesën e francezit, kështu që pozicionet mbeten të largëta. Ndjenja mes të dy palëve nuk është shumë premtuese: nga Barça vajtojnë pozicionin e lojtarit dhe vëllait të tij menaxher, Yannick Umtiti. Zakonisht, Barça i fillon negociatat e rinovimit në “ekuatorin” e kontratave të lojtarëve të saj, domethënë, kur kanë mbetur dy vite e gjysmë nga përfundimi i tyre. Në rastin e Umtiti, afati përfundimtar do të përmbushej në janar të vitit 2019, por Barça nuk kishte asnjë problem në avancimin e negociatave, duke e konsideruar rastin e Umtiti si të veçantë.

Klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij është shumë e ulët për shifrat që aktualisht lëvizin në treg, prandaj Barça donte t’i parashikonte ngjarjet, duke rinovuar kontratën e Umtiti përpara Kupës së Botës. Lojtari insiston në një rritje të konsiderueshme të pagës, si kusht për të qëndruar në klub. Përndryshe, ai do të pranojë ofertën e Manchester United për të vazhduar karrierën e tij në “Old Trafford”. Drejtori sportiv dhe arkitekti i madh i nënshkrimit të tij, Robert Fernandez, do të përpiqet t’iu afrohet pozicioneve me lojtarin dhe ta bindë atë të vazhdojë në “Camp Nou”, por nuk do të jetë fare e lehtë. Tashmë, madje, kërkohen alternativa. Barça po ndjek merkaton në kërkim të zëvendësuesit të mundshëm në qendër.
José Mourinhos i ka sosur durimi me Paul Pogba. Lojtari francez i Manchester United mund t’i ketë orët e numëruara në klubin anglez, sipas gazetës britanike “Mirror”. Kjo gazetë raporton se, portugezi dëshiron ta shesë Pogba këtë verë dhe të nisë sulmin për të marrë dy lojtarë të Real Madridit: Toni Kroos dhe Raphael Varane. Te Manchester United dëshirojnë të bëjnë para me francezin, për t’u përballur më pas me dy operacione në merkato, që nuk do të jenë aspak të lehta. Dyshja e “Los Blancos” ka kushtuar 80 milionë euro dhe, sipas “Mirror”, tashmë Varane dhe Kroos vlejnë rreth 115 milionë euro. Realiteti tani është se Manchester United nuk është i kënaqur me performancën e Paul Pogba dhe Mourinho do të angazhohet fort në merkaton e ardhshme të transferimeve për ta riorganizuar ekipin përsëri. Emra të tjerë, që lidhen me planet e Mourinhos, janë Marquinhos, Marco Verratti dhe Alex Sandro.

Exit mobile version