Shtohen rastet me Covid-19 në Kukës, infektohet punonjësi i policisë

Pas disa ditëve në qetësi, rikthehen rastet pozitive me Covid 19 në qytetin verilindor të Kukësit. Burime bëjnë me dije se, në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv një punonjës i Policisë së Shtetit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se efektivi i policisë ndodhet në karantinë që prej një jave, pasi kishte pasur kontakte me personat e prekur më herët në Kukës.

Me këtë rast numri i të prekurve në qytet shkon në 12, ndërkohë që raste ka pasur më herët dhe në Tropojë dhe në Has.

Deri dje, në vendin tonë ishte 663 numri total i të prekurve me Covid 19, ndërmjet tyre 385 janë të shëruar, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të personave që kërkojnë ndihmë në spitale.

Exit mobile version