SHËNIM/ Berisha më i vetmuar se kurrë! S’e beson më askush, braktiset nga deputetët

Ndonëse kishte ditë që bridhte lart e poshtë nëpër Shqipëri për takimin e 2 dhjetorit, Sali Berisha arriti të mbledhë vetëm një grusht të vogël mbështetësish dhe militantësh.

Pa entuziazëm dhe pa shkëlqimin e pritur, ai pranoi të poshtërohej publikisht nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit, të cilët jo vetëm që e bojkotuan, por me këtë lëvizje shfaqën hapur ambicien e tyre se Doktorin e duan për mbështetjen që ai gjen te militantët, por e duan në burg, siç e duan dhe armiqtë e tij më të mëdhenj.

Përveç grupit të Bardhit, në radhët e Berishës ishin sot edhe deputetë si Tomor Alizoti, i cili nuk lë vend pa hedhur baltë mbi Berishën, mirëpo ka frikë të dalë hapur kundër tij, ndaj ushqen ëndrra iluzive se mos gjen një vend në listën e deputetëve të vitit 2025.

Në dallim nga ata që i kanë dalë hapur dhe e kundërshtojnë rrugën shkatërrimtare të nisur nga Berisha, grupimi i deputetëve të Bardhit apo të llojit të Alizotit, në raport me të, është edhe më i pamoralshëm, edhe më i papranueshëm.

Berisha të pranon si kundërshtar, por jo si tradhëtar.

Ai e di se kur ata i dolën dhe hodhën poshtë Lulzim Bashën, që nga hiçi i ngriti dhe i rriti në piedestal, me të e kanë edhe më të lehtë, duke qenë se e kanë sharë dhe akuzuar si zjarrëvënës të partisë dhe të Shqipërisë.

Madje, nëse Bardhi e akuzonte si “babi i Xenit”, Alizoti shprehej se Berisha po e kthen PD-në në një OJF.
Pavarësisht kësaj, edhe ashtu i poshtëruar dhe i vetmuar, Berisha nuk mund t’u shpallë luftë të hapur, për momentin, për shkak të retorikës së “bashkimit”.

2 Dhjetori tregoi se bashkimi ra, por ngeli vetëm pazari, sipas shprehjes “ma jep-ta jap-ta qis-matanë”.

Exit mobile version