Dy vjet që premton protesta por mban fjalime, Sali Berisha nga Kuvendi: Edi Rama nuk rrëzohet me konferenca për mediet!

Sali Berisha duket se pasi është vendosur vetë nën hetim së bashku me dhëndrin dhe ndërkohë që po i futet në sitë pasuria e madhe e familjes, është kujtuar që të bëjë protesta dhe “mosbindje civile”, të cilën nuk e kupton askush se si do të bëhet.

Pasi për dy vite rresht ka mbajtur vetëm fjalime dhe konferenca shtypi duke injoruar thirrjet e mijëra demokratëve që të paktën ti bënin presion Edi Ramës me protesta, Berisha me mendjen te SPAK dhe shpresën te ata që mashtroj që nga shpallja nongrata, duke premtuar se do ta rrëzonte “regjimin” brenda vitit, arriti këtë të shtunë në përfundim se “Regjimi nuk rrëzohet me fjalime dhe konferenca”.

“Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë. Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët. Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata e zgjedhje, prandaj u ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë. Ne do fitojmë”, bëri thirrje Berisha nga Kuvendi.

Kujtojmë se çështja e protestave të Sali Berishës gjatë këtyre 2 viteve u kthye në “Portokalli”, pasi pas çdo premtimi ato shtyheshin pa mbarim. Edhe në protestën më të madhe që arriti të organizojë korrikun e kaluar, ku nga gjithë vendi u mblodhën rreth 10 mijë vetë, Berisha e mbylli atë me fjalim të stilit bajat që mban çdo ditë në konferenca për medien dhe në fund fare, i zhgënjeu të gjithë demokratët e varfër që kishin ardhur me premtimin se “do rrëzojmë Ramën”, duke e rrëzuar regjimin me ndezjen e qiriu te dera e kryeministrisë./Alfapress.al

Exit mobile version