Rama-Gjiknuri dezinformuan/ Publikohet email i ri i opozitës: Të gatshëm të diskutojmë çdo çështje në Këshillin Politik

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 75 vota pro dekreti i Presidentit Meta per godinen e Teatrit. Kjo seance eshte bojkotuar serish nga opozita e cila eshte mbledhur ne qytetin e Vlores. /r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama, Minister of Industry and Energy Damian Gjiknuri, during a parliamentary session, where President Meta's decree on Theatre is voted by majority MPs. This session was boycotted again by the opposition, which was gathered in the city of Vlora.

Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik ka përgënjeshtruar deklarimin e Gjiknurit dhe Ramës se gjoja opozita në mbledhjen e sotme të KP-së, ka refuzuar të diskutojë çdo çështje.
Opozita bën me dije se nuk refuzon të diskutojë çështje, por kërkon që ‘çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill’.

Z. Gjiknuri,

Duke ndjekur deklarimin tuaj publik dhe të Kryetarit të Partisë Socialiste, shprehim keqardhjen tonë për dezinformimin e opinionit publik në lidhje me qëndrimin e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Ne nuk kemi refuzuar të diskutojmë asnjë çështje. Opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

Sot në mëngjes në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtetutes i njëanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse procedura parlamentare nuk e lejon!!!

Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?

Ky qëndrim dhe qëndrimi juaj zyrtar sot në Këshill, dëshmon se ju nuk jeni të hapur për diskutime, ndërkohë që Opozita kërkon që diskutimi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke hequr dorë nga FAKTI I KRYER. Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë fasadë.

Kjo është arsye që ne kërkuam që nëse ju keni një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atë duhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhe konsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozita politike e vendit është e përjashtuar.

Nëse produkti është i paracaktuar në mënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë ju ribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse po kryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhe marrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërë produktin e përbashkët të 5 Qershorit.

Gjithësesi, në vijim edhe të deklarimit tuaj të pavëretë sot në media, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, ora 17:00, për të vijuar dialogun, për çdo çështje, por pa cenuar marrëveshjen e 5 Qershorit.

Mbetem në pritje të konfirmimit tuaj!
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Exit mobile version