Qeveria hungareze: Rama mbahet nga rrjetet e Soros

Në një artikull të botuar në të përditshmen hungareze “Daily News Hungary”, zyrtari i lartë i qeverisë hungareze, Zsolt Nemeth, i cili vizitoi të enjten Tiranën paralajmëron se, Shqipëria rrezikon të shkojë drejt destabilizimit nëse nuk organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai shpreh shqetësimin mbi influencën e George Soros mbi qeverinë shqiptare, ndërsa shprehet se indiferenca e Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit i ka lënë hapësirë Sorosit që të fuqizojë pozitat e tij në rajon. Rast konkret i kësaj influence është qeveria Rama, që sipas zyrtarit të lartë hungarez, qeveria e tij po mbahet pikërisht nga Soros. “Pa zgjedhje të lira dhe demokratike, Shqipëria rrezikon të rrëshkasë në kaos mes paqëndrueshmërisë së përgjithshme në gjithë Ballkanin Perëndimor, tha të enjten një zyrtar hungarez i punëve të jashtme. Ekonomia në të zezë, e mbështetur tërësisht në kultivimin dhe trafikun e drogës ka lulëzuar vitet e fundit dhe përbën një kërcënim serioz dhe një pengesë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, është shprehur në një prononcim Zsolt Nemeth, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Hungarisë, i cili mori pjesë në demonstratën e opozitës në bulevardin kryesor të kryeqytetit shqiptar, në Tiranë. Në 77 ditët e fundit, Partia Demokratike ka protestuar nën kauzën e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nemeth thekson se aktualisht në Shqipëri nuk janë kushtet për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të duhej kohë, në muajt e ardhshëm për të zhvilluar zgjedhjet. Pasi Kryeministri Viktor Orban zhvilloi një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në kongresin e fundit të Partisë Popullore Europiane, u vendos që Nemeth të vizitonte Tiranën. “Qeveria shqiptare është ngritur nga rrjetet majtiste dhe mbështetet nga financuesi amerikan, George Soros dhe nuk ka vullnet të pajtohet me kërkesat e Partisë Demokratike. Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave, Shqipëria ka gjasa të destabilizohet edhe më tej në mënyrë të ngjashme me Maqedoninë, tha ai. Interesi i Bashkimit Evropian në rajon duket se është zvogëluar kohët e fundit, por “Interesi i George Soros është jashtëzakonisht intensiv”, tha Nemeth. Rusia dhe Turqia gjithashtu po tregojnë interes në rajon, prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, shtoi ai. Nemeth u takua edhe me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë vizitës së tij”, thuhet në artikullin e “Daily News Hungary”.

A.Shahini

Exit mobile version