Pse Berisha iu çon te Ilir Meta?

Tashmë shihet qartë:
është hera e dytë që klani Berisha po kandidojnë me partinë e Ilir Metës. Dhe nuk do jetë hera e fundit, kush do të ndjekë Sali Berishën, do të kandidojë gjithmonë me Ilir Metën dhe do të votojë gjithmonë për Ilir Metën.

Kjo është e vërteta e pakthyeshme sepse Sali Berisha ka ikur nga PD.

Ata e dinin mirë se do mbeteshin pa parti, prandaj iu paraprinë ngjarjeve, krijuan partinë e re, Partia e Lirisë, LSI me emër të ndërruar. Për tu strehuar përjetësisht aty.

LSI tashmë është kompani aksionere ku Berisha e Meta kanë futur aksionet.

Por pse po ndodh ky kalim i klanit Berisha tek ish-LSI e Ilir Metës?

Kjo po ndodh sepse “investitorët e huaj” dhe “investitorët vendas” të politikës, ata të cilët kanë investuar 30 vjet tek Sali Berisha, sot po i thonë atij se klani yt, ushtarët e tu, influenca jote, nuk të përkasin ty, por iu përkasin atyre që t’i kanë dhënë.

Ata e urdhërojnë Sali Berishën, ta çojë influencën e tij atje ku atyre iu leverdis. Dhe lojtari i tyre është Ilir Meta. Sali Berisha sot është peng i këtij rrjeti ballkanik e më gjerë, të cilët duan ta ruajnë influencën e tyre në Shqipëri, duke luftuar ballë për ballë pushtetin e Amerikës.

Ilir Meta është neo-sovjetik. Ka idhull Mehmet Shehun, nderonte Ramiz Alinë, shfaqe me shall pioneri si pionerët që i këndonin Enver Hoxhës. Me largimin e Sali Berishës, klani i tij i biznesit, politikës, medias, militantët, do të trashëgohen nga Ilir Meta.

Ilir Meta do të bëhet kryetar i klanit Berisha.

Exit mobile version