Bejko në Shtish- Tufinë, do të eliminojmë trafikun në Tiranë

Kandidati për bashkinë Tiranë Roland Bejko, takim me banorët në Shtish- Tufinë, kemi një plan konkret për eliminimin e trafikut në Tiranë.

Ndalesa e kandidatit të partisë Demokratike Roland Bejko ishte në zonën e Shtish- Tufinës, duke dëgjuar problemet kryesore që kanë banorët e kësaj zone. Një nga shqetësimet kryesore që kanë banorë është trafiku i rënduar që ju shkakton kosto të larta financiare por edhe kohe. Bejko tha se në program janë pika konkrete që do të sjellin eliminimin e trafikut, që lidhen me përfundimin e “Unazës së Madhe”.

1. Në të gjitha lagjet e reja që do të ndërtohen në Tiranë do të jetë domosdoshmërish prezenca e një parku, i cili do të përmirësoje cilësinë e ajrit dhe lidhjet me pjesët e tjera te qytetit do të jenë të garantuara nga rrugë të gjera me së paku 4 korsi, trotuara, rrugë për biçikletat dhe linja të shpeshta autobusësh.
2- Të gjithë autobusët urban do të kenë në pikat e ndalesës së tyre oraret e mbërritjes dhe të nisjes dhe vonesat relative në tabelat elektronike të lidhura me vendndodhjen e autobusëve. Në oraret me trafik më të rënduar do të shtohet numri i autobusëve. Në çdo pikë ndalimi të autobusëve qytetarët do të kenë mundësinë të shohin hartat e udhëtimit të autobusëve dhe pikat e shkëmbimit me linjat e tjera.
Në të njëjtën kohë do të hartohen, aprovohen dhe implementohen abone 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare për mjetet publike për të gjithë qytetarët e Tiranës të cilët nuk do te kenë detyrimin të mbajnë radhë të gjata në kioskat e shekullit të kaluar, por do të kenë mundësinë t’i blejnë këto abone online.
3- Ndërtimi i parkimeve shumëkatësh mbi dhe nën nivelin e tokës për 4 pikat hyrëse në Tiranë. Te mbikalimi i Kamzës, në hyrje te Kombinatit, pranë TEG-ut dhe në fillimin e rrugës së Arbrit, me kosto ditore prej 200 lekë. Kuponi i marrë në këto parkime do të vlej edhe si biletë ditore për qytetarët, që të lenë automjetet në këto pika dhe të vijojnë udhëtimin drejt qytetit me mjetet publike.

Exit mobile version