Presidenti që po bën histori!

Bledi KASMI

Obama mori çmimin nobel për paqe që në ditën e parë të punës, pa bërë asnjë punë, vetëm se u bë President i SHBA, po Trump që gjunjëzoi një fuqi bërthamore komuniste dhe e detyron të denuklearizohet menjëherë çfarë çmimi duhet të marrë?!
Një pikë e rëndësishme e takimit Trump-Kim ka qenë kërkesa e Presidentit Trump për respektimin e të Drejtave të Njeriut në Kore. Si duhet kuptuar kjo kërkesë?
Eshtë vetëm fillimi i një procesi politik që po kërkohet nga SHBA për demokratizmin e një vendi diktatorial dhe si gjithmonë nis nga repsketimi i këtyre të drejtave. Nuk do të jetë e lehtë, por kështu ishte e paimagjinueshme edhe denukleneraizimi deri pak muaj më parë.
Bota sot është më sigurtë se sa ishte 16 muaj më parë sepse amerikanet zgjodhën për President një vizionar dhe një burre shteti të vendosur që po ndryshon botën, larg pazareve dhe intrigave meskine të establishmentit.
Mos harroni se deri para se ai te ngjitej në Shtëpinë e Bardhe kishim masakrat barbare të ISIS të cilin ai e çmontoi në vetëm 6 muaj dhe megjithatë kjo kaloi dhe po kalon në heshtje pikërisht nga arkitektet e ideologët e panikut të asaj monstre barbare.
Ai po rikthen Shtetet e Bashkuara në arenën botërore si një superfuqi politike, ushtarake dhe ekonomike si rrallë herë në historinë e saj, dhe kjo vetëm ne 16 muaj. Po ne 8 vite?
Dhe pasi të konstatoni këto ndryshime të mëdha në sigurinë globale që po ndodhin, kujtoni njeriun me kartelë që drejton këtë vend dhe që e konsideroi këtë President të madh si “turp të civilizimit”.
Dhe si përfundim, sa më pelqeu sot reagimi i ambasadës së ketij Presidenti të madh për këtë eveniment historik…

Exit mobile version