Porosi, për protestën!

Fadil MALOKU

Protestat paqësore, nuk janë veç: – demonstrim pakënaqësie; (statusore, sociale, politike, ideologjike, etj.);
– as veç rebelim; (ndaj padrejtësive e pakënaqësive të ndryshme);
– as veç shprehje civilizuese; (si nivel emancipimi dhe kulturë ndryshimi paqësore);
– as akt i arratisjes së vetvetes; (nga problemet ditore);
– as satisfaksion social; (pra, mungesë e aktit të realizimit të vetvetes, grupit apo komunitetit!)
Protestat, janë më shumë se kaq. Pra, janë:
– edhe kulturë demonstrimi; (sepse, dëshmojnë paqësimin përmes forcës së konsensusit);
– edhe fabrikë e pakënaqësisë; (sepse, zakonisht restaurojnë frustrimet sociale, politike, ekonomike, etj.);
– edhe formë e shprehjes së rebelimit, (sepse, shpesh mohohen të drejtat e garantuara me ligje të vendit);
– edhe satisfaksion moral e social; (sepse, arrihen ca caqe të synuara paraprakisht nga grupet e ndryshme morale apo sociale);
– edhe akt i arratisjes nga vetvetja; (sepse, pretendojnë largimin nga statuset e inkriminuara sociale, politike, ekonomike, etj., që i “prodhojnë” pushtetet autoritare);
– edhe… Duke i marrë parasysh gjitha këto “përvoja” sociale, politike, ekonomike, etj., që i mesazhojnë protestat në cilësinë e preventives, e shumë herë edhe kurimit, i bie që ato definitivisht pretendojnë çlirimin nga: tëhuajsimi, eksploatimi, segregacioni, e sidomos” pronësimin” e drejtave të tjetrit, përmes fuqisë që e ofron pushteti!
Luli, mund ta rrisë potencën e protestës së tij, vetëm nëse e shpërndan mesazhin e frustrimit dhe pakënaqësisë qytetare nëpër gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare…! Ndryshe, simbolika e përdorur për këto dhjetë ditë, do të shkojë huq!

Exit mobile version