Kjo është shëndetësia “falas”, 600 mijë lekë mjekut për një ndërhyrje

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si “Sanatoriumi” në Tiranë, kamera e fshehtë e “STOP” ka faktuar me zë dhe figurë, sesi shefi i kirurgjisë torakale Fatmir Caushi merr nga të afërmit e një pacienti plot 600 mijë lekë të vjetra, për një ndërhyrje. I gjithë ky “shërbim” në emër të shëndetësisë falas.
Doktori – S’më prite dot ë?
Qytetari – Jam në punë, prandaj se jam në punë tani.
Doktori – Mirë, është shumë më mirë. Duket sikur është zgjidhur. Po ta shikosh nuk ka lidhje ai kavanozi këtu që…  Luti, hajde këtu!
Doktori – Çfarë detyre ke ti, të shohësh grafi aty?
Infermierja – Po se e kishit lampuar të sëmurin, prandaj.
Doktori – Edhe?!
Doktori – Kollitu pak!
Doktori – Shumë mirë! Do i blesh një tullumbace, hajde të të jap edhe një kështu.
Infermierja – E do aspirinë këtu apo jo?
Doktori – Po, vërja sot një aspirinë.
Qytetari – Domethënë në syrin tënd është në rregull?
Doktori – Për syrin tim është mirë. Shpresojmë që realisht të zgjidhet mos të kemi probleme, pa vajtur tek Kirurgjia.
Doktori – Atëherë tek kjo farmacia që duket këtu poshtë nga ballkoni, merri këto ilaçet e jepja atij që t’i filloj. Mirë?
Qytetari – Tani, për ato (lekët) si e lamë dje tani?
Doktori – Këtu përjashta! Merre atë recetën!
Doktori – Si ta kesh ti terezinë tënde, mua më dëgjove njëherë ta thashë.
Qytetari – Si? Aq sa e lamë?
Doktori – Po
Doktori – S’është nevoja të bësh atë punë.
Qytetari – E kuptoj, duhet të jesh dhe ti në rregull.
Doktori – Rrofsh, faleminderit! Më vjen keq!
Qytetarja – Më fal! Ju jeni doktor Fatmiri?
Doktori – Po
Qytetarja – Nusja e X… jam.
Doktori – Ëëë po.
Doktori – Të sollën kastile.
Qytetarja – Jo, s’ka problem.
Qytetarja – Ideja është që unë do doja të të pyesja si do të vazhdojë gjendja? Do kemi më kështu (probleme)? Kur ta sjellim për kontroll?
Doktori – Po, i thashë që për dy javë do të vijë për rikontroll. Të marri atë mjekimin që i kam dhënë. Ato penjtë hiqen dy javë nga dita e operacionit. Ato janë të vogla me një ankerplast.
Qytetarja – Se ngaqë u bë dy herë operacion dhe…
Doktori – S’ka gjë! S’është bërë dy herë operacion. E ke marrë vesh gabim.
Qytetarja – Po herën e parë që bëri një tub, çfarë ishte?
Doktori – Herën e parë ishte një tjetër gjë dhe tani s’i kthehemi dot më asaj historie se jam lodhur.
Qytetarja – Po, s’ke faj!
Doktori – Jo! E kam thënë dhe çudi si s’ta ka thënë burri. Nuk është bërë e njëjta gjë.
Qytetarja – Gjithmonë ata me atë…
Doktori – Jo! Besoj që ai e di tani. Nëqoftëse nuk e di, më vjen keq pastaj. Unë ia kam shpjeguar. Hera e parë nuk ka qenë operacion, ka qenë vendosje drene dhe ishte zgjidhja për herë të parë është këtu në këtë mënyrë.
Qytetarja – Këtu ke 300 (mijë lekë të vjetra)
Doktori – Të lutem! Rrofsh, faleminderit!
Qytetarja – Siç ke folur me burrin. Dhe 300 – shen e parë.
Qytetarja – Gjithë të mirat! Mirë u takofshim!
Doktori – S’ke ndonjë kamera kështu duke i filmuar?
Qytetarja – Ua?! Çfarë është kjo?! Gjithë të mirat! Faleminderit! / tvklan

Exit mobile version