Plani amerikan i Bashës!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha dje gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë planifikuar që më datë 18 maj, por u shty për shkak të marrëveshjeve që u bë në atë kohë me mazhorancën. Basha ka përsëritur dhe një herë mbështetjen e administratës Trump për programin e tij politik, duke paralajmëruar dhe ardhjen e investitorëve më të mëdhenj amerikanë, siç është rasti i drejtuesve të Silicon valley, që janë ideatorët dhe mbështetësit e kompanive të mëdha amerikane si Apple apo Microsoft.

Ka zëra që thonë që ti je nisur me urgjencë në Amerikë. Kompania lobuese që ke ti atje është shumë e fuqishme dhe shumë pranë Presidentit, ka mundësuar një takim dhe një fotografi me Presidentin. Po ka qenë një gjë e shpejtë thonë një vetëtime kështu, është e vërtetë kjo gjë?
E vërteta është se unë kam lidhje jashtëzakonisht të fuqishme me Shtëpinë e Bardhë dhe me administratën e Presidentit Trump. E vërteta është që unë isha bërë gati për takime shumë të rëndësishme më datë 18 dhe 19 maj. U detyrova t’i shtyj këto takime se më datë 18 maj, pas 90 ditësh qëndrese Republika e vjetër mori goditjen e parë dhe më datë 25 do marrë goditjen fatale….

-Si ka mundësi që jeni kaq i bindur?
Po, sepse unë jam me njerëzit Çani!

-Edhe ai (Rama) është me njerëzit, dhe Meta është me njerëzit, dhe Blushi është me njerëzit…
Janë në flluckën e politikës së vjetër. Janë me nëpunësit e tyre, janë me njerëzit që u japin një 10 mijë lekësh për miting dhe u ikin pa mbaruar fjalimin, ndërsa unë jam me njerëzit e vërtetë…

-Pra ti tek sondazhet nuk beson fare?
Sigurisht që besoj, por sondazhet e mia nxjerrin të tjera rezultate….

-Pra, sje me këto që dalin në publik?
Publike në kuptimin e keq të fjalës, në kuptimin e shtrembërimit të së vërtetës. Sondazhet e Republikës së vjetër kanë vetëm një qëllim, t’i mbajnë me steroide politikanët e Republikës së vjetër. Sepse e dinë që ajo që po vjen është e pashmangshme.

-Dhe një herë për vizitën tuaj në Shtëpinë e Bardhë?
Unë kam lidhje të forta në Shtëpinë e Bardhë, dhe administratën e Presidentin Trump dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë….

-A është e vërtetë që ju keni njohje personale me Ivanka Trump vajzën e Presidentit?
Me bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Trump….

-Unë kam dëgjuar që Lulzim Basha ka njohje personale me Ivanka Trump do ma konfirmoni?
Edhe një herë po të them kam lidhje të ngushta me këtë Shtëpi të Bardhë. Lidhjet e mia me Amerikën janë të forta dhe të vjetra që prej vitit 1998. Bashkëpunimi im me SHBA ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer, i cili do të forcohet dhe më shumë kur në detyrën e Kryeministrit unë do të zbatoj reformat e mëdha që dhe Republikën e Shqipërisë do ta kthej në republikën e njerëzve, atë që po përpiqet të bëjë Trump me popullin e tij.

-Kjo foto, mendoni që sjell vota?
Kjo është një pyetje për qytetarët. Unë mendoj që fotot dhe qëndrimet e politikanëve në çdo rast janë qëndrime të cilat flasin qartë. Një gjë është e sigurt që me Lulzim Bashën kryeministër marrëdhëniet me Amerikën do të forcohen. Bashkëpunimi do të njohë maja të reja. Gjatë qëndrimit në Amerikë kam takuar investitorët kryesorë amerikanë…

-Për 48 orë që ndejtët
Po, po për 48 orë. Kapitenët e kapitalit amerikan. Pionerët e Silicon valley, e dini çfarë është? Eshtë kompania e Apple, Microssoft dhe me ta kemi diskutuar për të ardhmen e investimeve amerikane në Shqipëri. Natyrisht, jo me policinë e drogës, jo me Shqipërinë e taksave të larta, por në Shqipërinë e shtetit ligjor, vullnetit politik, të ndarjes së krimit nga politika, të taksave të ulëta, dhe të energjisë dhe naftës për çmimin më të ulët në Ballkan. Dhe ne po bëhemi gati për një plan jashtëzakonisht të fuqishëm të investimeve amerikane që do hapin vendeve pune në Shqipëri…

-Ti i beson këto?
Unë jam i bindur në këto, dhe menjëherë pas zgjedhjeve ata do të vijnë këtu. Kapitenët e Silicon valley, dhe investitorë të tjerë të fuqishëm të investimeve amerikane. Sepse Shqipëria e ka një avantazh, është në zemër të tregut më të madh të botës që është BE. Jemi një orë larg Romës, Vjenës, Mynihut, Stambollit e Athinës. Ne jemi në zemër të Evropës, dhe me krah të lirë pune dhe një rini të talentuar që nuk kërkon lëmoshë. Fatura për ata që do të bëjnë stazhet dhe kualifikohen për vendet e punës do të jetë 24 milionë euro në vit,  sa pagesa e një oligarku për koncesione që i nxjerrin burrat me barrë.

-Foton me Trump kishe kohë që e kishe përgatitur?
Siç thashë, kisha takime që i kisha përgatitur më datë 18. E vërteta është se kisha takime edhe të nesërmen e takimit me Presidentin amerikan, por që për fat të keq ndodhi një ngjarje e rëndë në Uashington, ku u qëllua një senator republikan dhe u anuluan. Por unë do të kthehem shumë shpejt në Uashington…

-Para zgjedhjeve?
Ekziston dhe kjo mundësi, por unë nuk mund ta bëjë këtë se jemi në javën e fundit. Por menjëherë pas zgjedhjeve do të jem sërish në Uashington për të çimentuar këtë marrëdhënie. Menjëherë zbatimin e bashkëpunimit me SHBA jo vetëm në fushën politike, por në veçanti në fushën ekonomike…

-Pra, ju jeni i sigurt se do jeni kryeministër?
Unë kam besimin e plotë se qytetarët e Shqipërisë do të votojnë programin tim dhe Republikën e re….

Basha pas takimit: Trump nuk e kishte idenë e Ramës jo ta kishte takuar

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka treguar në “Zonë e lirë” ka rrëfyer si ndodhi takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
“E vërteta është që unë kam lidhje të fuqishme në Shtëpinë e Bardhë. E vërteta është që vizitën e kam pasur të planifikuar që në 18 dhe 19 maj që u desha të shtyj për shkak të protestës dhe negociatave. Kam lidhje me bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump. Lidhjet e mia me SHBA janë të vjetra dhe të forta.
Aktualisht me Shtëpinë e Bardhë kam lidhje të forta dhe të ngushta. Fotot dhe qëndrimet i shohin dhe i vlerësojnë shqiptarët. Atje kam takuar biznesmenët më të fuqishëm ku kam diskutuar për bashkëpunimin në të ardhmen. Do të kthehem pas zgjedhjeve në Ëashington për të çimentuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike” – tha Basha.
“Biseda zgjati 3-4 minuta. Aktiviteti zgjati gati 2 orë. Ishin aty njerëzit më të ngushtë të presidentit dhe kishte mundësi ndërveprimi.
Ndodhi një gjë e madhe 10 ditë para zgjedhjeve. Atë që kuptova nga ky takim kuptova që Trump nuk e kishte takuar dhe nuk kishte biseduar kurrë me Edi Ramën dhe nuk kishte asnjë ide për Edi Ramën” – tha Basha në Zonë e Lirë.

Basha: Nuk do të ketë koalicion me Ramën pas zgjedhjeve

Kryetari i opozitës Basha deklaroi mbrëmë në një intrevistë në Zonë e Lirë se nuk do të ketë një koalicion me Ramën pas zgjedhjeve. Basha e përsëriti disa herë këtë deklaratë në përgjigje edhe të interesimit të gazetarit. Unë i nis dhe e mbaroj fjalimet e mia me Rama ik”, tha Basha duke iu referuar deklaratave. Kryetari i opozitës deklaroi se Reupiblika e vjetër nuk do të ketë asnjë mundësi që të qeverisë vendin me Republikën e Re. Basha tha se do të jetë Kryeministri i vendit, i cili do të qeverisë bashkë me aleatët me të cilët kandidon në zgjedhjet e 25 Qershorit. Basha injoroi të gjitha pseudosondazhet duke i konsideruar ato si fryrjet me steroide që po i bëhen Republikës së vjetër. Sipas Bashës, qytetarët e kanë marrë vendimin dhe pas 25 qershorit do të ketë vetëm republikë të tyre.
Arian Çani A do të jeni bashkë me Ramën në qeveri. A do të zhgënjehem nëse unë votoj për ty?
Basha: Nuk do të ngelesh i zhgënjyer. Media jote po punon akoma si media e republikës së vjetër, se si kush do të vijë në pushtet dhe si do të ndahet nga pushteti.
Në datën 25 qershor kjo mbaron, merr fund. Do të merren disa vendime, do të hiqen disa koncesione, ata që kanë abuzuar.
Republika e  re po vjen dhe qytetarët e kanë marrë vendimin. Nuk do të ketë qeveri me republikën e vjetër.

Exit mobile version