Paqëtimi dhe jokompromisi me të keqen, ndryshime cilësore që ofron Lulzim Basha

Nga Anila Toto*

Dalja e Bashës me një natyrshmëri dhe bindje në çdo fjalë apo qëndrim i ka stepur një pjesë të madhe të atyre analistëve që bëjnë sikur mund të thonë gjithçka për çdo gjë e gjithkënd, analizojnë e mund të shprehen në mënyrë arrogante, snobe etj duke ngritur hipoteza nonekzistente, aludime, sharje, shpifje etj ok punën e tyre bëjnë, por kam frikë se janë ata që nuk nxjerrin përfundimet e vërteta për arësye subjektive.

Këtë e mendova duke dëgjuar disa opinionistë apo edhe disa emisione për konferencën për shtyp, qoftë edhe për qëndrimet e fundit, kuptohet se mezi prisnin ta bënin pjesë të lojës, konflikteve verbale e virtuale, denigrimeve, sulmeve për kundërshtarët apo edhe për korrupsion dhe konflikte banale partiake.

Mirëpo dalja e Bashës në formën më të paqtë dhe jo komprometuese, i paqtë dhe i distancuar nga personat dhe i motivuar për kauzat i bëri të mos dinë ku të kapen e të aludojnë sipas tekave.

Është e qartë se PD ka kaluar një epokë rikonceptimi dhe riorganizimi, të dhimbshme mund të thuhet, këmbëngulëse, por me qëndrueshmëri dhe standart, me ide të qarta e të hapura. Rishfaqja e Bashës fillon një epokë të re me distancim të dukshëm nga gjithçka që ka lidhje me korrupsionin apo me të shkuarën konfliktuale të PD.

U bë kaq kohë që politikanët shqiptarë zhytur në korrupsion e sulme personale banale e kanë humbur dinjitetin para qytetarit. Edhe nëse qytetari votoi, ishte si shkak i ruajtjes së privilegjeve, vëndeve të punës, besës, inatit ndaj kundërshtarit, interesave ekonomike.

E vërteta është se pjesa më e madhe e politikanëve kanë humbur respektin dhe vlerat njerëzore para qytetarit.

Ndërkohë shfaqet Basha kërkon venting, diskutim, dialog, diplomaci.

Jo konflikt, jo dhunë verbale, jo debate, hakmarrje, jo luftë, por qëndrime politike.

Sigurisht analistët duken sikur janë ndarë në kampe. Flasin, por në fjalët e tyre ose ka mllef ose sulme që i ngjajnë një tentative për të fshehur paqartësinë. Paqartësi ndaj situatës, formës dhe rrugës që do të marrë politika në Shqipëri.

Shpeshherë analizat e tyre ndaj Bashës apo gjendjes në Shqipëri, ngjajnë naive ose të përsëritura sepse pikërisht heshtja e Bashës për një kohë të gjatë, rishfaqja e tij e paprekshme në thelb dhe e distancuar nga kaosi i befasoi dhe u preu rrugët për ta përdorur.

U bë kohë që të vjen turp të lexosh komente, mllefe, diskutime nga ata që dikur ishin aq pranë. Krizat tregojnë shumë mbi njerëzit.

Aq më tepër kur janë shoqërore. Koha ecën, koha do të flasë. Ashtu siç ka folur në këta 30 vjet. Askush nga politikanët shqiptarë më sot nuk ka arritur një shkallë të lartë demokracie në vend sa qytetari të jetë i lirë dhe i respektuar.

Nuk bëhet fjalë fare për pjesën ekonomike, sociale, zhvillimin e shoqërisë, bizneset etj. Prandaj përjetojmë rotacione e kriza.

Kështu askush nga ne nuk habitet kur politikat shqiptare janë konfliktuale edhe e hedhin fajin si top futbolli.

A janë të pafajshëm ata ? Sigurisht që jo, sepse ndryshe nuk do të shanin njeri tjetrin për korrupsion. A kemi reaguar ne si popull? Jo, sepse nuk duam luftë.

A duhet të vazhdojë kjo? Ndryshimi sapo ka filluar.Tek një konferencë shtypi, në një qëndrim politik diplomatik, në një përballje pa sulme banale dhe me një vizion ndryshe!

*Kryetare e gruas së PD, dega Vlorë

Exit mobile version